tom holland interpreton 9 role ne filmin e ri te shkurter never stop playing 68c01af13c330

Tom Holland interpreton 9 role në filmin e ri të shkurtër “Never Stop Playing”

September 9, 2025
1 minut lexim

Tom Holland është shfaqur në një tjetër dimension të talentit të tij në filmin e shkurtër “Never Stop Playing”, ku merr përsipër nëntë role të ndryshme, duke u shndërruar thuajse në mënyrë të padallueshme në secilin prej tyre.

Në vetëm dy minuta, aktori britanik 29-vjeçar interpreton një sërë personazhesh, nga futbollist, shpikës dhe artist i çuditshëm, deri te një burrë i moshuar që ujit kopshtin apo një fëmijë i vogël. Ai luan gjithashtu krah vëllezërve të tij binjakë, Sam dhe Harry Holland, të cilët shfaqen në role mbështetëse.

Ky projekt vizual u realizua në bashkëpunim me LEGO, dhe për Hollandin ishte shumë më tepër sesa një sfidë aktoriale. Në një prononcim për mediat, ai tregoi se loja ka qenë gjithmonë një formë autentike shprehjeje për të – një mënyrë për të eksploruar botën dhe për të qëndruar i lidhur me njerëzit përreth.

“Shpresoj që ky film i shkurtër të nxisë idenë se loja është një formë shprehjeje, pavarësisht moshës. Për mua, ajo ka qenë gjithmonë pjesë kyçe e jetës, qoftë në shesh xhirimi, me familjen apo miqtë,” – tha aktori.

Filmi u prit me interes nga fansat, të cilët vlerësuan transformimet e shumta të Holland dhe mesazhin e fortë: loja nuk ka moshë, ajo është një mënyrë për të qëndruar i gjallë, krijues dhe i lidhur me botën përreth.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

svecla aktivizimi i gjobave nga prishtina parking i paligjshem 68c019d290608
Lajmi i mëparshëm

Sveçla: Aktivizimi i gjobave nga `Prishtina Parking` i paligjshëm

rregulla te reja per udhetim ne vendet e be se nga 12 tetori mpb do ti informoje qytetaret ne kohe 68c01f17cc86c
Lajmi i radhës

Rregulla të reja për udhëtim në vendet e BE-së nga 12 tetori, MPB: Do t’i informojë qytetarët në kohë

Të fundit nga

ShkoLartë