tollovia me numrat dhe emailet e gabuara ne qytetin e sigurt mpb zotohet se do ti permiresoje 693e834e941b2

Tollovia me numrat dhe emailet e gabuara në ‘Qytetin e sigurt’: MPB zotohet se do t’i përmirësojë

December 14, 2025
min lexim

Shkup, 14 dhjetor – Sistemi “Qyteti i Sigurt” ka ngjallur frikë te qytetarët e Maqedonisë së Veriut për keqpërdorimin e të dhënave personale, pasi gabimet në numrat e telefonit dhe adresat elektronike bëjnë që paralajmërimet për dënime të dërgohen te njerëzit e gabuar. Për këto shqetësime, nga Ministria e Brendshme për Portalb.mk u zotuan se këto probleme do të shmangen.

Që në fillim të dhjetorit, në Shkup hyri në fazën e testimit sistemi i kamerave ‘Qytet i Sigurt’ i cili detekton shkeljet në trafik dhe qytetarët marrin menjëherë njoftimet për shkeljet dhe dënimet ( të cilat do fillojnë të aplikohen nga janari 2026) përmes sms porosive dhe adresave elektronike (e-mail).

Megjithatë, këto njoftime hapën një dilemë të madhe për shkak se njoftimet shkonin edhe në numra dhe e-maile të gabuara, për çka qytetarët filluan të shqetësohen për të dhënat e tyre personale.

Në këto njoftime figurojnë të dhënat personale si: Emri, mbiemri, numri amë, numri i letërnjoftimit, adresa, numri i telefonit dhe emaili.

Disa qytetarë u ankuan edhe në redaksinë e Portalb.mk për këto probleme ndërsa ekspertët paralajmëruan për rrezikun e keqpërdorimit të të dhënave.

Të pyetur për këto parregullsi, nga Ministria e Punëve të Brendshme për Portalb.mk theksuan se për këto probleme, si edhe për disa të tjera që u paraqitën gjatë kësaj periudhës së testimit, ministria po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për t’i eliminuar ato.

“Pas përfundimit të periudhës së testimit, sistemi “Qytet i Sigurt” do të vihet në funksion të rregullt. Theksojmë se gjithmonë, kur sisteme të tilla lëshohen në funksion gjatë periudhës testuese, është normale të paraqiten gabime të ndryshme, qoftë teknike, qoftë të shkaktuara nga faktori njerëzor gjatë futjes së të dhënave në sistem, të cilat menjëherë zgjidhen dhe analizohet shkaku i paraqitjes së tyre”, thanë nga MPB.

Ministria e Brendshme madje ka njoftuar se së shpejti pritet të fillojë funksionimi i një aplikacioni mobil, i cili do të jetë i qasshëm në Google Store, App Store, si dhe online. Në këtë aplikacion, qytetarët do të kenë mundësi të kontrollojnë disa komponentë të lidhur me sistemin “Qytet i Sigurt”, përfshirë adresën e emailit dhe numrin e telefonit që janë lënë për automjetin e tyre, si dhe historikun e kundërvajtjeve të kryera prej tyre.

Ndërkaq të pyetur nëse a mbledh ministria të dhëna biometrike në kohë reale, gjë që është aktivitet me rrezik të lartë sipas Aktit të Inteligjencës Artificiale të BE-së, nga aty theksuan se “MPB nuk mbledh të dhëna biometrike në kohë reale”.

Lidhur me sistemin ‘Qytet i Sigurt” një grup qytetarësh paraqitën padi gjithëpërfshirëse në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së të ashtuquajturit sistem “Qytet i Sigurt” i zbatuar nga Ministria e Brendshme (MPB). Paralelisht me padinë, janë ngritur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zyrtarëve aktualisht të panjohur.

Sipas ankuesve, sistemi i ri për sanksionimin e shkeljeve të trafikut, i cili parashikon dërgimin e urdhrave kundërvajtës përmes mesazheve SMS që përmbajnë link për dokument PDF – është i paligjshëm, teknikisht i pasigurt dhe jokushtetues. Ata pretendojnë se modeli prezanton një sërë shkeljesh të rënda të të drejtave themelore të njeriut, privatësisë dhe parimit të barazisë së qytetarëve para ligjit.

Nga MPB-ja për Portalb.mk theksuan se është e drejtë kushtetuese e qytetarëve të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, si edhe të paraqesin kallëzim penal nëse konsiderojnë se kanë nevojë për këtë.

“ Qëndrimi i Ministrisë është se kjo është periudhë testimi dhe gabime të tilla të sistemit zbulohen dhe adresohen menjëherë”, thanë nga MPB.

Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Oshte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.

Synimi është që deri në vitin 2030 të zvogëlohet dhe të përgjysmohet numri i aksidenteve në trafik.

Zbatimi i projektit “Qyteti i sigurt”, i cili në fazën e parë, përveç në Shkup, do të zbatohet edhe në Tetovë dhe Kumanovë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zemra jeme me keto fjale i drejtohet santiana kengetarit te njohur kosovar 693e72b334d24
Lajmi i mëparshëm

“Zemra jeme”, me këto fjalë i drejtohet Santiana këngëtarit të njohur kosovar

sot 70 vite nga pranimi i shqiperise ne organizaten e kombeve te bashkuara 693e8554e21b5
Lajmi i radhës

Sot, 70 vite nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Të fundit nga

WSJ: Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga projekti për ndërtimin e një hoteli në Beograd, raportoi gazeta Wall Street Journal më 15 dhjetor. Projekti ishte parashikuar në vendin
ShkoLartë