tokat e permbytura nje jave nen uje fermeret ne lezhe deme kolosale nuk mund ti mbjellim 692d7f03e3fed

Tokat e përmbytura/ Një javë nën ujë, fermerët në Lezhë: Dëme kolosale, nuk mund t’i mbjellim

December 1, 2025
1 minut lexim

Një nga zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Lezhë është edhe njësia administrative e Zejmenit.

Prej një jave, dhjetëra hektarë tokë bujqësore në fshatrat Spiten dhe Tresh ndodhen nën ujë, i cili në disa zona ka arritur deri në 1 metër.

Fermerët shprehen të shqetësuar pasi nuk kanë më shpresë që mbjelljet e grurit dhe jonxhës të japin rendiment këtë sezon, për shkak të prezencës së ujit për një kohë të gjatë në tokat e tyre. Ata thonë se kjo është një situatë e përsëritur dhe asnjëherë nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara.

Sipas të dhënave të strukturave të Mbrojtjes Civile, me mbylljen e argjinaturës së çarë të Lagunës së Vainit, niveli i ujit ka rënë dhe sipërfaqja e përmbytur aktualisht është rreth 300 hektarë.

Ndërkohë, prej dy ditësh grupet e punës të Bashkisë Lezhë kanë dalë në terren dhe po verifikojnë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Njësitë Administrative Kolsh, Shëngjergj dhe Zejmen.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mbrojtja pa shkresa te lendes nderpritet seanca ndaj te akuzuarit per mashtrim lidhur me mobilim te baneses 692d7e6029f53
Lajmi i mëparshëm

Mbrojtja pa shkresa të lëndës, ndërpritet seanca ndaj të akuzuarit për mashtrim lidhur me mobilim të banesës

sulmohet autoblinda ne mes te italise vidhen dy milione euro 692d7f73d391a
Lajmi i radhës

Sulmohet autoblinda në mes të Italisë – vidhen dy milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë