tofaj kalon ne radhet e lidhjes demokratike te kosoves 688d3c053b5ed

Tofaj kalon në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës

August 2, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut nga LVV-ja në zgjedhjet e kaluara, Besart Tofaj, ka kaluar në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu, që vjen nga LDK-ja.

“Me kënaqësi ju njoftoj se z. Besart Tofaj, Nënkryetar i Komunës së Junikut dhe njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt në qeverisjen tonë lokale, ka vendosur që nga sot t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Junik”.

“Z. Tofaj ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e kaluara dhe, gjatë katër viteve të bashkëqeverisjes, ka dëshmuar përkushtim, integritet dhe profesionalizëm të lartë në funksionin e tij si Nënkryetar”.

“Aderimi i tij në LDK është dëshmi e qartë e përputhjes së vlerave, vizionit dhe angazhimit të përbashkët për një Junik më të zhvilluar dhe më të drejtë”, ka thënë Shehu në një postim në Facebook.

Kryetari i Komunës, Besartin e konsideron prurje të fuqishme dhe me shumë potencial për LDK-në, dhe thotë se “do të jetë një shtyllë e rëndësishme në ndërtimin e politikave zhvillimore dhe qeverisëse në Komunën tonë”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siljanovska davkova ministria ka tendence qe ligji per perfaqesim te drejte te dergohet komisionin e venecias 688d3b8d3c793
Lajmi i mëparshëm

Siljanovska-Davkova: Ministria ka tendencë që Ligji për përfaqësim të drejtë të dërgohet Komisionin e Venecias

e rrethuar me trendafila teuta selimi po shkelqen sonte 688d3d315c789
Lajmi i radhës

E rrethuar me trëndafila, Teuta Selimi po shkëlqen sonte

Të fundit nga

Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran kanë shkëmbyer deklarata kërcënuese, teksa protestat ekonomike po përhapen në disa pjesë të Republikës Islamike, duke
ShkoLartë