tmerr ne kanada arusha dhe tre kelyshet e saj vrasin nenen dhe vajzen autoritetet i ekzekutojne 6af477991f783

Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë

November 11, 2026
1 minut lexim

Një sulm fatal nga arinjtë grizzly ka tronditur provincën British Columbia në Kanada, ku një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare humbën jetën gjatë një shëtitjeje në natyrë.

Pas hetimeve dhe analizave të ADN-së, autoritetet konfirmuan se sulmi ishte kryer nga një ari femër dhe tre këlyshët e saj.

Të katër kafshët u vranë për të garantuar sigurinë publike.

Autoritetet bënë me dije se sulmi dyshohet të ketë qenë grabitqar, një sjellje tepër e rrallë. Ndërkohë, familjarët i kanë kujtuar dy viktimat si shumë të lidhura me njëra-tjetrën, duke thënë se ato ishin gjithmonë bashkë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në “zonat e egra”, ku prania e arinjve grizzly përbën rrezik për sigurinë e njerëzve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

studentet mblidhen serish per te protestuar qendrojne perpara ministrise se arsimit 6af4775f1c83a
Lajmi i mëparshëm

Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit

tentoi te ndizte zjarr me benzine perfshihet vete nga flaket 32 vjecarja ne gjendje te rende 6af477fd16721
Lajmi i radhës

Tentoi të ndizte zjarr me benzinë, përfshihet vetë nga flakët – 32-vjeçarja në gjendje të rëndë!

Të fundit nga

ShkoLartë