tju vije turp loredana flet pas lajmeve per largimin nga programi 68d3e1765bc64

‘T’ju vijë turp’, Loredana flet pas lajmeve për largimin nga programi

September 24, 2025
1 minut lexim

Prej dy ditësh, mediat dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer me lajmin se Loredana Brati nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve, një rol që kishte fituar vëmendje dhe simpatinë e shikuesve. Mungesa e saj në program u pa menjëherë si një boshllëk i dukshëm në dinamikën e spektaklit, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi arsyet e largimit.

Megjithëse produksioni nuk ka bërë një sqarim zyrtar, portale të ndryshme publikuan lajme se vendimi lidhet me një marrëdhënie të mundshme mes Loredanës dhe konkurrentit Kejsi Hyseni. Kjo hipotezë u përhap me shpejtësi në rrjet, duke u shoqëruar me komente të shumta dhe duke ngritur thashetheme që cënuan figurën e saj publike.

Pas gjithë këtyre zërave, Loredana ka vendosur të reagojë fuqishëm përmes dy postimeve në Instastory, ku nuk i ka kursyer fjalët ndaj portaleve dhe mediave që, sipas saj, për pak klikime përhapin lajme të pavërteta.

Në njërin postim, reagimi i saj është i ashpër, ku përdor fjalën “skandal” për të përshkruar mënyrën si mediat kanë raportuar për të:

“SKANDAL janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara që për pak klikime kërkoni të merrni më qafë padrejtësisht figurën time duke më lidhur orë e sekond me çfarëdo lloj personi që më afrohet më shumë se 1 metër! T’ju vij turp.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

besa shahini premton 100 mije peme per kryeqytetin 68d3e04fd224d
Lajmi i mëparshëm

​Besa Shahini premton 100 mijë pemë për kryeqytetin

do te kete pergjegjesi nese ka pasur leshime thote ministri i shendetesise per rastin e 7 vjecares ne tetove 68d3e5a39be4d
Lajmi i radhës

“Do të ketë përgjegjësi nëse ka pasur lëshime”, thotë ministri i Shëndetësisë për rastin e 7-vjeçares në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë