tjeter incident ne ishullin italian pas plagosjes me thike te dy te rinjve perdhunohet nje e mitur 688d3538ebb57

Tjetër incident në ishullin italian, pas plagosjes me thikë të dy të rinjve, përdhunohet një e mitur

August 1, 2025
1 minut lexim

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin ekskluziv VIP Albarella.

Pas vrasjes me thikë të një 16 dhe 27-vjeçari pak ditë më parë, një turist 17-vjeçar është abuzuar seksualisht nga një 44-vjeçar. Autori i dyshuar është nën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Kjo masë paraprake u caktua për shkak të provave serioze kundër tij dhe për të parandaluar përsëritjen e rasateve të ngjashme.

Ngjarja ka ndodhur më 12 korrik, ku e mitura dhe autori u takuan në një nga plazhet e Albarellës, pa njohur njëri tjetrin më herët, e më pas ata janë larguar nga plazhi.

Një incident tjetër ndodhi në ishull, goditja me thikë të martën në mbrëmje në qendrën sportive, pas një grindjeje midis dy të rinjve italianë, njëri prej të cilëve ishte 16 vjeç. Konflikti dyshohet se a ardhur nga një pazar droge që u përshkallëzua.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

20 kg droge nga kukesi ne prizren rrefimi i 25 vjecarit qe e shkaterroi tregtia e narkotikeve 688d341095592
Lajmi i mëparshëm

“20 kg drogë nga Kukësi në Prizren”, rrëfimi i 25-vjeçarit që e shkatërroi tregtia e narkotikëve

bilall kasami shpall kandidaturen per ti dhene hov zhvillimit te tetoves 688d3845209da
Lajmi i radhës

Bilall Kasami shpall kandidaturën: Për ti dhënë hov zhvillimit të Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë