tjeter aksident ne fier shoferi humb kontrollin e mjetit dhe perplaset me nje tjeter 68d1c2a30a4f6

Tjetër aksident në Fier, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një tjetër

September 22, 2025
1 minut lexim

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në unazën perëndimore të qytetit të Fierit.

Një automjet tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin, është përplasur me një tjetër automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

janjiq milan radoiciq dhe grupi i banjskes u sterviten nga ushtria serbe vuciq i perfshire ne 68d1c2054489e
Lajmi i mëparshëm

Janjiq: Milan Radoiçiq dhe grupi i Banjskës u stërvitën nga ushtria serbe – Vuçiq i përfshirë në…

chrome ne telefona i kthen faqet ne podkaste 68d1c2d7779a6
Lajmi i radhës

Chrome në telefona i kthen faqet në podkaste

Të fundit nga

ShkoLartë