tjeter aksident ne fier 17 vjecari perplas ne rruge kalimtarin i plagosuri ne gjendje kritike per jeten 68aade6806cd2

Tjetër aksident në Fier! 17-vjeçari përplas në rrugë kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike për jetën

August 24, 2025
1 minut lexim

Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier.

Një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një 17-vjeçar, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën.

I plagosuri, 35 vjeç është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

balje kam shprese qe ne keto 30 dite dikush do te leshoje pe 68aaddc227ae5
Lajmi i mëparshëm

Balje: Kam shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe

cfare ndodh kur nje veture elektrike qendron e parkuar per 6 muaj 68aade93d225c
Lajmi i radhës

Çfarë ndodh kur një veturë elektrike qëndron e parkuar për 6 muaj?

Të fundit nga

ShkoLartë