tirane parkuan ne menyre te gabuar duke penguar levizjen procedohen 24 persona 6882054b779b9

Tiranë/ Parkuan në mënyrë të gabuar duke penguar lëvizjen, procedohen 24 persona

July 24, 2025
1 minut lexim

Vijojnë kontrollet intensive kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet. Procedohen penalisht 24 shtetas, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.



Sipas bluve në kryeqytet, automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës.

“Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike. Respektoni rregullat – rruga është për të gjithë!”, thuhet në njoftimin e policisë./ opinion.al

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritja lineare e pensioneve para deputeteve fillimi i seances shtyhet per ne mesdite 688203aa33fd5
Lajmi i mëparshëm

Rritja lineare e pensioneve para deputetëve, fillimi i seancës shtyhet për në mesditë

asnje i mbijetuar rrezohet avioni ne rusi me 49 persona ne bord 5 prej tyre femije 68820677ba726
Lajmi i radhës

Asnjë i mbijetuar/Rrëzohet avioni në Rusi me 49 persona në bord, 5 prej tyre fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë