tirane ministria e mbrojtjes me projektvendimin per produktet e tortures 68f408958b028

Tiranë, Ministria e Mbrojtjes me projektvendimin për produktet e torturës

October 18, 2025
1 minut lexim

Qeveria synon të ndërmarrë hapa për të forcuar kontrollin shtetëror mbi transferimet ndërkombëtare të produkteve që mund të përdoren për torturë, trajtime çnjerëzore ose dënim me vdekje.

Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, Këshilli i Ministrave (KM) pritet të miratojë një projektvendim që përcakton listat e mallrave, tregtimi i të cilave do t’i nënshtrohet kontrollit të rreptë shtetëror, shkruan rtsh.al.

Ky projektvendim, i cili është hedhur edhe për konsultim publik, synon të implementojë tre lista kryesore në përputhje të plotë me legjislacionin më të fundit të Bashkimit Evropian.

Sipas Relacionit shpjegues të projekt-aktit, këto lista përfshijnë: Produktet që nuk kanë asnjë përdorim tjetër përveç qëllimit të dënimit me vdekje, torturës ose dënimeve mizore; Mallrat që mund të përdoren për qëllime torture ose ndëshkime çnjerëzore; Mallrat që mund të përdoren specifikisht për dënimin me vdekje.

Nisma vjen në zbatim të ligjit “Për kontrollin e tregtimit të produkteve që mund të përdoren për dënime me vdekje, torturë ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese”, transmeton RTSH.

“Qëllimi kryesor është përafrimi i legjislacionit kombëtar me standardet e Bashkimit Evropian, duke siguruar që asnjë produkt i tregtuar nga Shqipëria të mos shërbejë për shkelje të të drejtave themelore të njeriut jashtë vendit.”, thuhet në relacionin që shoqëron projektvendimin.

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve do të jetë organi përgjegjës për hartimin dhe mbikëqyrjen e këtyre listave të mallrave. Projekti nuk pritet të ketë efekte financiare, por forcon kuadrin ligjor të kontrollit të eksporteve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i rende sonte ne bul aradhat partizane ne vendin ku humbi jeten frosina kulakova 68f4069312c96
Lajmi i mëparshëm

Aksident i rëndë sonte në bul. Aradhat Partizane, në vendin ku humbi jetën Frosina Kulakova

xherdan shaqiri shenon dhe asiston baseli nje pike larg liderit 68f408f3ee505
Lajmi i radhës

Xherdan Shaqiri shënon dhe asiston, Baseli një pikë larg liderit

Të fundit nga

ShkoLartë