tirana pa zgjidhje per ujin mbi 60 humbet ne rrjet 687f9a6f28e4b

Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet

July 22, 2025
1 minut lexim

Pavarësisht përmasave të mëdha dhe rëndësisë që ka si kryeqytet, Tirana vijon të përballet me sfida të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm.



Një raport i fundit për qeverisjen vendore evidenton se 61% e ujit të prodhuar nuk faturohet apo humbet në rrjet. Kjo ka bërë që kryeqyteti të përballet me sfida të mëdha të eficencës dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës ekzistuese.

Raporti thekson se Tirana, me mbi 31% të popullsisë së Shqipërisë, gjeneron të ardhurat më të larta nga taksat dhe tarifat vendore, por kjo bashki mbetet gjithsesi pjesërisht e varur nga transfertat e qeverisë qendrore për projektet e mëdha infrastrukturore.

Ekspertët theksojnë se Bashkia e Tiranës duhet të përqendrohet më shumë në kontrollin e informalitetit, përmirësimin e të ardhurave të veta dhe transparencën në menaxhimin e fondeve, për të përballuar sfidat e mëdha të zhvillimit të qëndrueshëm.

Tv Klan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komunikacioni ne maqedoni rritet intensiteti i makinave ne pikat kufitare 687f98cb1734d
Lajmi i mëparshëm

Komunikacioni në Maqedoni, rritet intensiteti i makinave në pikat kufitare

shba do te largohet perseri nga unesco ja vetem 2 vjet pasi iu ribashkua 687f9b9abcda1
Lajmi i radhës

SHBA do të largohet përsëri nga UNESCO-ja, vetëm 2 vjet pasi iu ribashkua

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë