tirana mirepret sot triathlon kufizime trafiku dhe ndryshime ne linjat urbane ja rruget qe do te bllokohen 68cfac44829c6

Tirana mirëpret sot “Triathlon”, kufizime trafiku dhe ndryshime në linjat urbane, ja rrugët që do të bllokohen

September 21, 2025
1 minut lexim

Tirana mirëpret sot “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: Not, çiklizëm, vrap.

Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash. Përmes një njoftimi, Policia Bashkiake njofton qytetarët që sot nga ora 08:00- 13:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.

Rrugët e bllokuara për qarkullim:
Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)
SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar:
Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të Elbasanit
Unaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt)
Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:
Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Willson” / Qendër
Linja 2 ➝ devijon në Sheshin “Willson”
Linja S/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”
Linja 9 ➝ devijon në Qendër
Linja 10/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër
Linja 14 ➝ pezullohet përkohësisht
Ndërkohë qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmi i piranjave ndaj modelit te vv se 68cfaba0e33b3
Lajmi i mëparshëm

“Sulmi i “piranjave” ndaj modelit të VV-së”

shoferi i makines perfundon mbi catine e nje shtepie 68cfacb3989a0
Lajmi i radhës

Shoferi i makinës përfundon mbi çatinë e një shtëpie

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë