tirana mirepret lideret e ballkanit me 21 nentor rama do te prese komisioneren marta kos 691caed6f34e2

Tirana mirëpret liderët e Ballkanit më 21 nëntor, Rama do të presë Komisioneren Marta Kos

November 18, 2025
1 minut lexim

Liderët e Ballkanit do të vijnë në Shqipëri më 21 nëntor për samitin, i cili do të mbahet në Tiranë.

Kryeqyteti do të mirëpresë Growth Plan “Our pathway to EU”.

Në këtë samit Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti i cili do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, do të nis në në orën 09:30.

Pas 30 minutash nga nisja e samitit,  kryeministri Edi Rama bashkë me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, do të mbajnë fjalën hapëse dhe më pas me punimet e samitit.

Agjenda e samitit

Ora: 09:30–12:00

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30-Mirëseardhja/ Doorstep Statements

10:00–Nisja e punimeve të Samitit Groëth Plan

Fjalët Hapëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta KOS

11:30 -Foto Familjare

11:35 –  Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

thaci rruga e pdsh tani e tutje do te jete opozitare 691cacde5782c
Lajmi i mëparshëm

Thaçi: Rruga e PDSH tani e tutje do të jetë opozitare

flick po tenton te rregulloje veshtiresite ne mbrojtje dhe kurthin e offside 691caf333f4b2
Lajmi i radhës

Flick po tenton të rregullojë vështirësitë në mbrojtje dhe “kurthin e offside”

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë