timothee chalamet nuk do te kthehet kurre ne televizion 690de373499d4

Timothee Chalamet nuk do të kthehet kurrë në televizion!

November 7, 2025
1 minut lexim

Ylli i Hollivudit, Timothée Chalamet, ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të rikthehet në televizion, përveç disa rasteve të jashtëzakonshme, si një reklamë nën drejtimin e Martin Scorsese ose si prezantues i Saturday Night Live. Në një intervistë për Vogue, aktori tha me bindje të plotë: “Jo.” Ai nuk ofroi asnjë kusht apo përjashtim, thjesht buzëqeshi dhe mbylli diskutimin për këtë temë.

Chalamet filloi karrierën e tij në televizion, duke luajtur për herë të parë në një episod të Law & Order në 2009. Ai kishte role të përsëritura në serialet Royal Pains dhe Homeland. Megjithatë, ai i shmanget ekranit të vogël dhe preferon filmat si platformën e tij kryesore.

Aktori pranon se i pëlqen të shikojë televizion, dhe ka pa pa ndërprerje serinë Too Much, gjë që ka shqetësuar motrën e tij, Pauline Chalamet, e cila e sfidonte që të shikonte edhe serialin Girls para se të gjykonte “Too Much”.

Chalamet vazhdon të fokusohet në kinemanë dhe projekte filmike që e sfidojnë artistikisht. Me karrierën e tij të ndërtuar mbi role të guximshme dhe të thella, ai mbetet një nga talentet më të ndjekura të brezit të ri të aktorëve të Hollivudit, duke zgjedhur me kujdes secilin projekt dhe duke ruajtur privatësinë e tij larg ekranit të vogël.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marreveshje per bashkepunim ne fushen e sigurise kibernetike 690de24f6959b
Lajmi i mëparshëm

Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike

te pa din e pa iman kuvendi i shqiperise vendosi ta prishe konceptin e familjes shqiptare 690decf459da5
Lajmi i radhës

Të pa din e pa iman: Kuvendi i Shqipërisë vendosi ta prishë konceptin e familjes shqiptare

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë