tifozet sllovake shkaktuan panik ne avion njeri arrestohet ne aeroportin e shkupit 10 te tjereve u ndalohet hyrja ne maqedoni 693a8ed101de9

Tifozët sllovakë shkaktuan panik në avion! Njëri arrestohet në Aeroportin e Shkupit, 10 të tjerëve u ndalohet hyrja në Maqedoni

December 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 dhjetor – Një tifoz sllovak mbrëmjen e djeshme u arrestua në Aeroportin e Shkupit për sjellje agresive gjatë fluturimit nga Sllovakia, ndërsa 10 të tjerëve nuk u lejua hyrja në vend për arsye sigurie, përcjell TV21. Nga Policia njoftojnë se ndaj personit L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës.

“Më 10.12.2025 rreth orës 20:30, në SPB-Shkup, shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Qendra Rajonale për Punë Kufitare Veri raportuan se në një aeroplan që vinte nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, pjesë të një grupi tifozësh, nuk respektonin rregullat gjatë fluturimit dhe pas uljes, silleshin në mënyrë agresive dhe shqetësonin pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin. Policët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas marrjes së masave arrestuan L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 persona të tjerë, gjithashtu nga Sllovakia, nuk u lejuan të hynin në vend për arsye sigurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër L.T. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lamm normalizohet qarkullimi ne evzoni pa vonesa ne kufi 693a87b4d17e5
Lajmi i mëparshëm

LAMM: Normalizohet qarkullimi në Evzoni, pa vonesa në kufi

spiropali pret zv kryeministren e moldavise zgjerimi i be se nje nga mjetet me efikase per siguri dhe paqe ne europe 693a90d46b290
Lajmi i radhës

Spiropali pret zv. kryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE-së, një nga mjetet më efikase për siguri dhe paqe në Europë

Të fundit nga

ShkoLartë