thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale te shofereve arrestohet 37 vjecari ne durres 68fc7e3882a85

Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale të shoferëve, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

October 25, 2025
1 minut lexim

Një 47-vjeçar, autor i disa vjedhjeve, është arrestuar këtë të shtunë në Durrës.

Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi me iniciale V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.

47-vjeçari ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja pse nje grua e vecante zhgenjehet shpesh nga burrat 68fc6b9267f9c
Lajmi i mëparshëm

Ja pse një grua e veçantë zhgënjehet shpesh nga burrat

messi shkelqen me dy gola ne fitoren e inter miamit 68fc7e942e2c0
Lajmi i radhës

​Messi shkëlqen me dy gola në fitoren e Inter Miamit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë