thyente vetura ne lagje te ndryshme kapet ne flagrance 37 vjecari nga tirana ne durres 68fcd2963a1e2

​Thyente vetura në lagje të ndryshme, kapet në flagrancë 37-vjeçari nga Tirana në Durrës

October 25, 2025
1 minut lexim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë hetimore, finalizuan operacionin policor “Refleksi”, raporton KosovaPress.

Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi V. K. (37), banues në Tiranë, raporton KosovaPress.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve në lagjet numër 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit. Ky shtetas kishte vjedhur në pesë automjete në pronësi të shtetasve të ndryshëm shuma parash, laptop dhe sende të tjera personale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet nje shtetas i serbise ne aeroportin nderkombetar i kerkuar nga interpoli 68fcd132dbf84
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Aeroportin Ndërkombëtar, i kërkuar nga Interpoli

kampionet shfaqin interes per sulmuesin e interit 68fcd2f330b08
Lajmi i radhës

Kampionët shfaqin interes për sulmuesin e Interit

Të fundit nga

ShkoLartë