thyen xhamat per ta pershendetur rrefimi i rralle i ish bashkeshortes se maradones 68bd941fb43fb

​“Thyen xhamat për ta përshëndetur”, rrëfimi i rrallë i ish-bashkëshortes së Maradonës

September 7, 2025
1 minut lexim

Claudia Villafañe, ish-bashkëshortja e legjendës Diego Armando Maradona, ka ndarë një sërë kujtimesh të jashtëzakonshme nga vitet që kaluan së bashku në Napoli, në një intervistë emocionuese përpara rikthimit të saj në Itali.

Ndoshta një nga historitë më të pabesueshme që Claudia kujton me buzëqeshje është kjo:

“Ishim në një dyqan për fëmijë për të blerë një dhuratë. Papritur, qindra tifozë u mblodhën jashtë dhe nisën të godasin xhamin. Njëri prej xhamave u thye dhe u detyruam të iknim me vrap. Por qeshnim, në Napoli nuk ishim kurrë vetëm”, kujton ajo.

Claudia tregon se gjatë qëndrimit të tyre në Itali, ishin të detyruar të dilnin vetëm natën:

“Na ndiqnin edhe me varka kur dilnim në det. Na rrethonin me gomone dhe barka të vogla, vetëm për ta përshëndetur Diegon. Ishte çmenduri, por ne ishim të lumtur”.

Me një zemër të ndarë mes Buenos Airesit dhe Napolit, Claudia vjen sërish në qytetin që e bëri Maradonën një ikonë të përjetshme:

“Napoli është i vetmi vend ku Diego nuk ka ikur kurrë. Ai është gjithmonë aty, në rrugë, në murale, në historitë që njerëzit tregojnë. Sa herë kthehem, ndjej sikur po rikthehem në shtëpi”, transmeton TCh.

Në rrëfimin e saj, ajo kujton edhe momentin e madh të prezantimit të Maradonës më 5 korrik 1984 në “San Paolo”:

“Stadiumi ishte plot, njerëzit nuk ndaleshin së bërtituri. Ai doli në fushë, filloi të bëjë pallegje dhe tha: ‘Buonasera napoletani’. Ishte e pamundur të mos qaje nga gëzimi”.

Për Claudian, goli më i bukur i Diegos nuk është ai kundër Anglisë në Botëror:

“Ishte goditja e dënimit ndaj Juventusit në ‘San Paolo’. Topi u ngrit dhe përfundoi në rrjetë në një mënyrë që sfidonte çdo ligj të fizikës. Maradona ishte kështu – i papërsëritshëm”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mot i paqendrueshem gjate javes se ardhshme ne kosove sa diell po aq shi 68bd92f338150
Lajmi i mëparshëm

Mot i paqëndrueshëm gjatë javës së ardhshme në Kosovë – sa diell, po aq shi

18 persona jane lenduar ne zjarrin e madh qe perfshiu mbreme fabriken e njohur per marken vincini ne vinice 68bd98448cb61
Lajmi i radhës

18 persona janë lënduar në zjarrin e madh që përfshiu mbrëmë fabrikën e njohur për markën “Vinçini” në Vinicë

Të fundit nga

Shpërthejnë lojtarët e Interit pas humbjes

Interi ka reaguar me zhgënjim të madh pas humbjes në San Siro kundër Liverpoolit, një ndeshje e vendosur nga një penallti që zgjoi shumë polemika. Vendimi i arbitrit gjerman Felix Zwayer erdhi
ShkoLartë