thuhet se londrimit i ka rene te fiket mori trajtimin mjekesor jashte dhe tani ndodhet serish ne bbvk 6947c951e1d2d

Thuhet se Londrimit i ka rënë të fikët, mori trajtimin mjekësor jashtë dhe tani ndodhet sërish në BBVK

December 21, 2025
1 minut lexim

Natën e kaluar, në Big Brother VIP Kosova, disa aludime dhe reagime në rrjetet sociale kanë ngritur shqetësime rreth gjendjes së banorit Londrim Mekaj, pasi u raportua se ai kishte humbur ndjenjat për pak.

Sipas informacioneve që qarkulluan në rrjete sociale, transmetimi ishte ndërprerë për pak, ndërsa Londrimi u largua për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Shumë ndjekës shprehën shqetësimin e tyre, duke përdorur ‘hashtag’dhe komente si: “Londrimit i paska rënë të fikët”.

“Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj”, tha një tjetër.

Edhe faqja zyrtare e Londrimit në Instagram, që menaxhohet nga familja, shpërndau mesazhet për këtë.

I njëjti duket se u rikthye sërish në BBVK pasi dolën pamjet e tij në rrjete sociale.

Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta mes fansave, ndonëse vetëm pak ditë më parë në një situatë të tillë u gjend Alba Pollozhani.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim zyrtar nga produksioni.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperthen zjarr ne trafostacionin e energjise ne kline 6947c82e76e00
Lajmi i mëparshëm

Shpërthen zjarr në trafostacionin e energjisë në Klinë

ministrja sala takim me stafin e oshksh kujdes i shtuar gjate sezonit te festave 6947dbf507d11
Lajmi i radhës

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Të fundit nga

ShkoLartë