thirrjet e refuzuara berisha i pergjigjet spak mashtrim ordiner 691736d3c9f19

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

November 14, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së SPAK, sipas së cilës disa urdhër-thirrje të dërguara ndaj tij janë refuzuar në banesë, në selinë e PD-së dhe në Kuvend. Në një deklaratë për mediat, Berisha i quajti pretendimet e Prokurorisë së Posaçme “mashtrime ordinerë” dhe “lojë të turpshme politike”.



Berisha mohoi kategorikisht se i është dorëzuar ndonjë njoftim sipas ligjit, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si SPAK pretendon se ka kryer njoftimin. Ai deklaroi se as banesa, as selia e PD-së dhe as strukturat e tij nuk kanë marrë një urdhër-thirrje të tillë, ndërsa thotë se “nëse e ka marrë Taulanti me pesë mbiemra, kjo vetëm sa provon lojën e turpshme të Altin Troplinit”.

“Unë respektoj ligjin. Nuk merrem me trillime, manipulime apo propagandë banale. Institucionet nuk funksionojnë me mediat, por me njoftim zyrtar, ashtu siç e përcakton ligji,” u shpreh ai, duke kërkuar që SPAK të bëjë publik emrin e personit që pretendon se ka refuzuar marrjen e zarfeve.

Berisha i cilësoi veprimet e Prokurorisë së Posaçme “shkelje të detyrimeve institucionale” dhe akuzoi SPAK-un dhe drejtuesit e tij se po zhvillojnë “lojëra politike të pafytyra”.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut të publikojë provat lidhur me dorëzimin e njoftimeve, për të provuar nëse, sipas tij, “kjo është një procedurë ligjore apo një farsë politike e orkestruar”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia pengon komplotin per te varre zyrtarin e larte te qeverise ruse akuzon ukrainen 691733c5a596a
Lajmi i mëparshëm

Rusia pengon komplotin për të varrë zyrtarin e lartë të qeverisë ruse, akuzon Ukrainën

shba shpall 4 grupe si organizata terroriste ne europe 6917380519745
Lajmi i radhës

SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë

Të fundit nga

Kaia Gerber kapet nga paparacët në Meksikë

Kaia Gerber duket se ka gjetur jo vetëm stilin e saj të qëndrueshëm, por edhe vendin ideal për pushime. Modelja 24-vjeçare u fotografua duke shijuar diellin në Los Cabos, Meksikë, së bashku
ShkoLartë