thirrjet antishqiptare ne lojen e basketbollit reagon komuna e kumanoves 688f6e094f1dc

Thirrjet antishqiptare në lojën e basketbollit, reagon Komuna e Kumanovës

August 3, 2025
1 minut lexim

Gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë në Kumanovë, u dëgjuan thirrje raciste dhe antishqiptare, për kanë reaguar nga komuna e Kumanovës.

Sipas tyre, në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit apo nxitjen e mosdurimit ndëretnik.

Reagimi i plotë:

“Dje, në Kumanovë u hap zyrtarisht salla e rikonstruktuar sportive, me zhvillimin e një ndeshjeje midis ekipit kombëtar të basketbollit të Maqedonisë dhe ekipit kombëtar të Rumanisë.
Organizator i ngjarjes ishte Federata e Basketbollit e Maqedonisë, ndërsa nikoqir i saj Komuna e Kumanovës.
Ngjarja u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe ishte një pamje e bukur, e rrallë në sportin maqedonas.
Fatkeqësisht, një ditë më vonë u konstatua se gjatë ndeshjes, në një moment të caktuar, disa individë nga publiku hodhën thirrje të papranueshme që nxisnin mosdurim etnik, gjë që bie ndesh me vlerat multietnike mbi të cilat bazohet Komuna jonë. Me këtë rast, Komuna e Kumanovës, në cilësinë e nikoqirit të ngjarjes, i dënon publikisht këto veprime dhe distancohet plotësisht prej tyre. Kumanova ka qenë dhe do të mbetet qytet i të gjithë banorëve të saj, pa dallim përkatësie etnike, ndërsa sporti dhe kultura do të vazhdojnë të shërbejnë si ura bashkimi mes qytetarëve, ashtu si deri më tani”, thuhet në reagimin e Komunës së Kumanovës.

Shtetasi shqiptar tenton t’u japë ryshfet nga 10 euro policit dhe doganierit në Vërmicë…

Përleshje fizike në Aeroportin e Prishtinës – arrestohen tre persona, dy të tjerë arrat…

Rashford nuk shqetësohet për regjistrimin e tij, ëndërron Ligen e Kampionëve me Barcelo…

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

JP Saxe anulon turneun në SHBA për shkak të shitjeve të ulëta të biletave: Synova shumë…

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

turp izrael turp shba ne shi mijera protestus ne australi pro palestines 688f6d91acafe
Lajmi i mëparshëm

‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës

nataliteti ne renie ne kosove ekspertet kerkojne veprim institucional 688f6e815fc68
Lajmi i radhës

Nataliteti në rënie në Kosovë, ekspertët kërkojnë veprim institucional

Të fundit nga

ShkoLartë