thirrjet antishqiptare ne kumanove berisha nje akt nacionalizmi primitiv 68922b9b3004d

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë/Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

August 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj thirrjeve antishqiptare të bëra gjatë një ndeshjeje në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut.



Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha i cilësoi ato si shfaqje të një nacionalizmi primitiv dhe akt racist kundër shqiptarëve.

Ai thekson se PD dënon me forcën më të madhe këto akte dhe vlerëson qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre.

“Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një akt nacionalizmi primitiv.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”, shkruan Berisha.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky viziton ushtaret e plagosur ne spital faleminderit qe mbroni ukrainen 689226eb85133
Lajmi i mëparshëm

Zelensky viziton ushtarët e plagosur në spital: Faleminderit që mbroni Ukrainën

perurohet rruga e shumepritur ne shtime 68922db79dcee
Lajmi i radhës

​Përurohet rruga e shumëpritur në Shtime

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë