thirrjet anti shqiptare ne kumanove prokuroria nis hetimin 689070d42afc5

Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, Prokuroria nis hetimin

August 4, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka hapur një procedurë hetimore dhe ka lëshuar udhëzime për SPB Kumanovë për të hetuar elementet e një vepre penale të mundshme, të lidhur me thirrje me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes nga persona të panjohur.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes përfaqësueseve të Maqedonisë dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë, ku në një pjesë të tribunës u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, është dhënë gjithashtu urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Ndeshja në fjalë ishte e para në ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror 2027, ndërsa përfaqësuesja e Maqedonisë u mund nga Rumania me rezultat 72:80. Ky aktivitet sportiv shënoi edhe hapjen zyrtare të sallës së rinovuar të sporteve në Kumanovë.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fansat godasin ne fytyre dua lipen me bluza gjate kerkesave per autograf kengetarja reagon e nervozuar 68906cd6899e7
Lajmi i mëparshëm

Fansat godasin në fytyrë Dua Lipën me bluza gjatë kërkesave për autograf, këngëtarja reagon e nervozuar

vlen kur do te pergjigjeni per monstren almirin lagjen e trimave e car dushanin 6890710dc087e
Lajmi i radhës

VLEN: Kur do të përgjigjeni për Monstrën, Almirin, Lagjen e Trimave e Car Dushanin?

Të fundit nga

ShkoLartë