thirrjet anti shqiptare ne kumanove mickoski denoje sjelljen ksenofobike dhe brohoritjet nacionaliste 68908cf3685fe

Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, Mickoski: Dënojë sjelljen ksenofobike dhe brohoritjet nacionaliste

August 4, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë  Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, dënoi ashpër thirrjet gjatë ndeshjes Maqedoni-Rumani në Kumanovë nga ana e  disa personave të pranishëm në sallë, dhe theksoi se grupet e tifozëve duhet t’i përkrahin ekipet e tyre, pa mesazhe ofenduese dhe ksenofobe.

Gjatë ditës së djeshme, organizatori, që ishte Federata e Basketbollit, po ashtu  edhe Komuna e Kumanovës, i dënuan brohoritjet dhe shpërthimet ksenofobike të disa personave në sallë, të them të drejtën, derisa isha atje, nuk e vura re fare, sepse bëhet fjalë për një grup i vogël njerëzish.

Por do të doja ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë, së pari, për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, dhe më pas dua të përcjell një mesazh për të gjitha grupet e tifozëve që të bëjnë tifo në mënyrë sportive, të përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë. Kjo është ajo që mbështet kjo Qeveri, dhe gjithçka tjetër do t’i nënshtrohet hetimit dhe sanksioneve, pavarësisht se nga cila anë vjen, thotë Mickoski.

Edhe një herë ta përsëris, i dënoj në mënyrë absolute thirrjet ksenofobike dhe nacionaliste të disa individëve, të cilët nuk u përkrahën nga asnjë prej të pranishmëve në sallë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si ta organizoni ne menyre te zgjuar enelaresen qe cdo ene te dale e paster dhe pa njolla 689088f645a61
Lajmi i mëparshëm

Si ta organizoni në mënyrë të zgjuar enëlarësen që çdo enë të dalë e pastër dhe pa njolla

mexhiti nese fitoj cairin bekim sali do te jete zv kryeminister 68908d2f0b532
Lajmi i radhës

Mexhiti: Nëse fitoj Çairin, Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër

Të fundit nga

ShkoLartë