thirrja e berishes per 21 janarin zogaj zbulon ja tri aspektet ku duhet te hetoje spak u 69125b159fd29

Thirrja e Berishës për “21 Janarin”, Zogaj zbulon: Ja tri aspektet ku duhet të hetojë SPAK-u

November 10, 2025
min lexim

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në një emision televiziv, komentoi motivet që kanë çuarr në thirrjen e ish-kryeministrit Berisha në SPAK të premten për t’u pyetur për ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011. Sipas Zogajt, SPAK do të duhet të hetojë disa aspekte të kësaj ngjarjeje të rëndë, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës, prishjen e provave dhe pastrimin e skenës së krimit.

“Është arritur në konkluzionin se kjo është një krim shtetëror, janë vrasje shtetërore dhe nga kjo pikëpamje Gjykata e Lartë i kërkon SPAK-ut që të hetojë në tre aspekte.

Një është për të hetuar për vrasje në rrethana të cilësuara, sepse nga hetimi i mëparshëm i prokurorisë së Tiranës dhe nga gjykimi i mëparshëm vrasjet janë konsideruar si vrasje nga pakujdesia.

E dyta i kërkon që të hetojë për shpërdorim detyre, sepse dikush ka shpërdorur detyrën, sa kohë që ata e cilësojnë si vrasje shtetërore dhe e treta hetojnë për prishjen e provave, për pastrimin e skenës së krimit. Nga kjo pikëpamje, unë mendoj se SPAK-u ka një hapësirë, ka shumë lëndë, si me thënë, për të hedhur dritë dhe është detyrë e SPAK-ut që të hedhë dritë për të trija këto çështje.

Minimalisht, nja dy-tre gjëra janë flagrante. Flagrant është refuzimi i urdhërit të Prokurores së Përgjithshme për të ndaluar, jo për të arrestuar, oficerët që ishin të pranishëm dhe ishin protagonistë në këtë skenë krimi. Dhe drejtori i policisë së Tiranës në atë kohë, apo i policisë së shtetit, s’e mbaj mend mirë, Burgaj është urdhëruar nga kryeministri i vendit që të refuzojë prokurorinë. Kjo ka bërë bujë të madhe në Shqipëri në atë kohë.

I gjithë trupi diplomatik, vendet, partnerët dhe presidenti i Francës janë habitur se si mund të pengohet zbatimi i një urdhëri të prokurorit për të hetuar rreth një skene krimi ku janë vrarë katër njerëz. E, e dyta ka të bëjë me prishjen e provave, pengimi i prokurorëve për të hetuar në kohë reale në moment. Së paku 48 orë, ndoshta edhe më shumë, autorëve të kësaj masakre që të ndërhyjnë, të prishin prova që i ka zbuluar FBI-ja dhe nuk i ka zbuluar prokuroria jonë.

E para është fshirja e serverit të kryeministrisë, i cili ka filmuar para dhe brenda nuk e di ç’ka filmuar, por ai është prishur sipas FBI-së, duke filluar nga mesnata e 22 janarit deri në orën pesë të mëngjesit.

Ndërhyrja në armën e ish-komandantit të Gardës, Andrea Prendi, FBI-ja ka zbuluar se ai ka ndërruar tytën e armës. Dhe ka dhe elementë tjerë që lidhen me pastrimin e skenës së krimit.

Thelbi i hetimit është të hetohet nga doli kush urdhëroi, pse u qëllua mbi turmë, pse qëlloi garda mbi turmë në një kohë kur demonstrate”, tha Zogaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjorgjievski borxhi i ndermarrjeve publike te qytetit mbi 300 milione euro do te kete ndryshime kadrovike 6912590f5537c
Lajmi i mëparshëm

Gjorgjievski: Borxhi i ndërmarrjeve publike të qytetit mbi 300 milionë euro, do të ketë ndryshime kadrovike

atalanta shkarkon trajnerin ivan juric 69125b774842c
Lajmi i radhës

Atalanta shkarkon trajnerin Ivan Juric

Të fundit nga

ShkoLartë