think tank et evropiane me ndikim me skenare te mundshem per pershpejtimin e zgjerimit te be se 6958109c7d031

Think-tank-et evropiane me ndikim, me skenarë të mundshëm për përshpejtimin e zgjerimit të BE-së?

January 2, 2026
min lexim

Bruksel, 2 janar – A do ta sjellë viti 2026 në tryezën e Brukselit idetë e vjetra-të reja për zgjerimin e Bashkimit Evropian? Jozyrtarisht, në korridoret e BE-së po qarkullojnë dy ide me të njëjtin qëllim – përshpejtimin e zgjerimit dhe një hapje të madhe të derës evropiane deri në vitin 2030.

Opsioni i parë është i ashtuquajturi kufizim i vetos ose vendimmarrja me shumicë të kualifikuar – ide për të cilën aktualisht nuk ka konsensus mes shteteve anëtare, por që muajt e fundit është mbështetur hapur nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa. Opsioni i dytë është anëtarësimi i nivelit të dytë për anëtarët e rinj të BE-së, apo e ashtuquajtura Evropë me disa shpejtësi (BE në rrethe koncentrike) – ide e vjetër e presidentit francez Emmanuel Macron.

Sipas think-tankut me seli në Bruksel, Bruegel, ka ardhur koha për ndryshime në BE, pasi zgjerimi po bëhet gjithnjë e më shumë peng i zhvillimeve të brendshme politike në vendet anëtare të Unionit. Si shembull, ai veçon Maqedoninë e Veriut – një nga të ashtuquajturat viktima të vetos.

Think-tanku Bruegel thekson se Maqedonia e Veriut për gati 15 vjet ishte e bllokuar nga Greqia, e cila kërkonte ndryshimin e emrit të shtetit. Kjo pengesë u hoq me Marrëveshjen e Prespës në vitin 2018, por në vitin 2020 Bullgaria hapi çështjen e pretendimeve për rrënjët bullgare të popullit dhe gjuhës maqedonase, duke kërkuar ndryshime kushtetuese. Maqedonia e Veriut vlerësohet si e gatshme për të nisur procesin e harmonizimit me kornizën ligjore të BE-së, por Bullgaria vazhdon t’i bllokojë negociatat.

Pa një strategji të qartë, BE-ja mund ta humbasë besimin e kandidateve më të përkushtuara për anëtarësim dhe të minojë orientimin e tyre perëndimor, paralajmëron think-tanku me ndikim Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR).

ECFR thekson se pa një strategji të qartë, BE-ja rrezikon të humbasë besimin dhe entuziazmin e partnerëve të saj më të përkushtuar, duke gërryer përpjekjet e tyre reformuese dhe orientimin perëndimor. Mungesa e veprimit do të krijonte një vakuum strategjik që fuqitë e jashtme janë të gatshme ta mbushin. Rusia, Kina, Turqia dhe vendet e Gjirit Persik tashmë po e zgjerojnë ndikimin e tyre në rajon.

Dje, presidencën e radhës së BE-së e mori Qiproja, e cila çështjen e zgjerimit e ka vendosur si prioritetin e tretë nga pesë shtyllat e presidencës së saj gjashtëmujore.

Sipas programit të publikuar, zgjerimi shihet si pjesë e përmbylljes së vizionit “Një Union autonom i hapur ndaj botës”. Presidenti qipriot, Nikos Hristodulidis, disa ditë më parë theksoi se koha nuk pret askënd dhe se zvarritja nuk është opsion.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

elton john dhe partneri i tij zbulojne fytyrat e djemve per here te pare 69580bd2b77f3
Lajmi i mëparshëm

Elton John dhe partneri i tij zbulojnë fytyrat e djemve për herë të parë

vlen me ligjet e reja shteti godet ekonomine gri dhe mbeshtet fuqishem ekonomine formale 6958113d3590a
Lajmi i radhës

VLEN: Me ligjet e reja, shteti godet ekonominë gri dhe mbështet fuqishëm ekonominë formale

Të fundit nga

Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, si lideri më i votuar. Nga numërimi

Nuk e mohon

Trjaneri anglez Liam Rosenior nuk e ka mohuar kalimin te Chelsea. Që nga largimi i Enzo Marescas nga “Stamford Bridge” dje, emri më i përfolur është ai i drejtuesit të Strasbourg-ut. “Në
ShkoLartë