theu arrestin shtepiak arrestohet valter bami po levizte me nje vajze ne makine u pikas nga policia rrugore 68d03b0e783ad

Theu arrestin shtëpiak, arrestohet Valter Bami. Po lëvizte me një vajzë në makinë, u pikas nga policia rrugore

September 21, 2025
1 minut lexim

Policia ka arrestuar Valter Bamin, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se i po shoqërohej nga një vajzë në momentin që u pikasën nga policia rrugore.

Valter Bami së bashku me shoqëruesen, e cila po drejtonte makinën, u ndaluan tek rrethrrotullimi i luleve në Elbasan.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se personi që ndodhej në makinë ishte Valter Bami, i cili është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pas kësaj ai u shoqërua në Policinë e Elbasanit për të vijuar me procedurat e tjera.

Valter Bami mbetet një nga personat e dyshuar për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ukrainasit shkaterrojne tre helikoptere mi 8 rus dhe nje sistem kyc radari ne krime 68d03954bf090
Lajmi i mëparshëm

Ukrainasit shkatërrojnë tre helikopterë Mi-8 rus dhe një sistem kyç radari në Krime

australia kanadaja dhe britania e madhe njohin palestinen si shtet sovran 68d03f43db70d
Lajmi i radhës

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë