thellohet tragjedia e zjarrit ne maliq pas nenes dhe vellait humb jeten edhe 6 vjecarja qe ndodhej ne qsut 68fbd684587a8

Thellohet tragjedia e zjarrit në Maliq/ Pas nënës dhe vëllait, humb jetën edhe 6-vjeçarja që ndodhej në QSUT

October 24, 2025
1 minut lexim

Vajza 6-vjeçare që ndodhej e shtruar prej disa ditësh në QSUT pas zjarrit tragjik në një banesë në Maliq, ka ndërruar jetë këtë të premte.

Banesa u përfshi nga tymi disa ditë më parë, ku mbetën të vdekur nëna, Merjeme Hazisllari dhe vëllai i saj, Luka.

Zjarri kishte rënë në një ambient kuzhine. Në momentet kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, në ambientet jashtë u gjetën 2 fëmijët që ishin në gjendje të asfiksuar.

Nëna humbi jetën në vendngjarje, ndërsa djali 14-vjeçar u transportua në gjendje kome në Spitalin e Korçës, ku më pas humbi jetën.

6-vjeçarja ndodhej në gjendje të rëndë prej ditësh dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zemaj grushtoi qytetarin kusari lila thirrjet ne mbrojtje te dhunes fizike jane vete dhuna 68fbd5e077833
Lajmi i mëparshëm

Zemaj grushtoi qytetarin, Kusari-Lila: Thirrjet në mbrojtje të dhunës fizike janë vetë dhuna

musk financon arkeologjine investimet parashihen edhe ne shqiperi 68fbd6b489fba
Lajmi i radhës

Musk financon arkeologjinë, investimet parashihen edhe në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë