thellohen pakenaqesite ne bdi ne e dibres cfare fshihet pas saj 68c33fb148672

Thellohen pakënaqësitë në BDI-në e Dibrës, çfarë fshihet pas saj?!

September 11, 2025
1 minut lexim

Pakënaqësitë në BDI-në e Dibrës sa vijnë e shtohen, ashtu që çdo mbledhje e degës së kësaj partie është shndërruar në tension, madje deri në përleshje fizike?!

Përplasjet siç thuhet, kanë vazhduar edhe në kafiteritë e Dibrës pas mbledhjeve të fundit në hapësirë të mbyllur.

Jozyrtarisht mësohet që ato janë në vazhdimësi edhe atë mes kryetarit aktual të degës së BDI-së Artin Spahiu me anëtarë të kryesisë së degës!

Çështja është se a vjen kjo si pasojë që Dibra nuk ka arritur të ketë kandidatin nga radhët e partisë së Ahmetit, apo fshihet diçka tjetër.

Kandidat nga koalicioni AKI, apo Fronti i dikurshëm siç edhe njihet, është Ilirijan Fetau nga partia e Selës dhe kjo ndërlikon gjërat brenda këtij bashkëpunimi politik.

Ndryshe, nga kulaçi për komunat, madje Sela ka dalë më i dëmtuar me 3 komuna kundrejt krahut të Taravarit i cili në zgjedhjet e 19 tetorit do të ketë 4 komuna, ndërsa BDI 10.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja kush do ti prije listes se ash ne kumanove 68c33f2c64c67
Lajmi i mëparshëm

Ja kush do t’i prijë listës së ASH në Kumanovë

curi per propozimin e manastirliut si kandidate per bashkine e tiranes u trondit gjuha e trupit nuk genjen 68c3411ed53d5
Lajmi i radhës

Curi për propozimin e Manastirliut si kandidate për bashkinë e Tiranës: U trondit, gjuha e trupit nuk gënjen

Të fundit nga

ShkoLartë