tharja e liqenit te fierzes zabulon qytetin e vjeter te kukesit 68fe78e119c96

Tharja e Liqenit të Fierzës, zabulon qytetin e vjetër të Kukësit

October 26, 2025
1 minut lexim

Tharja e liqenit të Fierzës në Kukës ka zbuluar një pamje që pakkush e kishte parë ndonjëherë: themelet e qytetit të vjetër, i cili dikur u përmbyt nga ujërat për ndërtimin e hidrocentralit. Ky fenomen i pazakontë po rikthen në kujtesë historinë e një qyteti të zhdukur nën liqen.

Gjatë javëve të fundit, niveli i uji në Liqeni i Fierzës është ulur ndjeshëm, duke zbuluar atë që rrallë shihet. Kujtimet e një qyteti të zhdukur, Kukësin e vjetër.

Në sipërfaqe kanë filluar të dalin copëza muresh, rrënoja betoni dhe skelete ndërtesash që dikur mbanin jetë, treg, shkolla, institucione, ekonomi sociale kulturore dhe njerëz. Në sipërfaqe kanë dalë dy simbolet kryesore të qendrës së qytetit të vjetër.

Piedestali ku fillimisht ishte i vendosur busti Ahmet Zogut e më pas busti i Skënderbeut, vepër  e skulptorit të popullit Odhise Paskali i vendosur me 18 nëntor 1939. Tani, ato duken si plagë të hapura në sipërfaqen e ujit, dëshmi të heshtura të një kohe që nuk kthehet më.

Pjesa më e madhe e liqenit ngjan më shumë me një “lumë” të qetë sesa me një liqen të akumuluar. Turbinat e hidrocentralit të Fierzës janë mbyllur prej ditësh.

Mungesa e ujit ka ngrirë edhe energjinë. Kukësi, qyteti që dikur u zhyt për t’i hapur rrugë dritës, sot përballet sërish me ujërat e fatit të vet këtë herë, jo për shkak të bollëkut, por të mungesës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

darko pancev mbron futbollistet shqiptare sepse e di nje gje 68fe78d3ebcf3
Lajmi i mëparshëm

Darko Pançev mbron futbollistët shqiptarë, sepse e di një gjë!

mediat britanike jehone deklaratave te rames nga londra kryeministri shqiptar na permblodhi brexit kritikoi farage dhe ironizoi braverman 68fe7983535e3
Lajmi i radhës

Mediat britanike jehonë deklaratave të Ramës nga Londra: Kryeministri shqiptar na përmblodhi Brexit, kritikoi Farage dhe ironizoi Braverman

Të fundit nga

ShkoLartë