thaci xhafer gashi mori 600 vota nga lista serbe ne balotazh do te fitojme 68ed8da5e9fc9

Thaçi: Xhafer Gashi mori 600 vota nga Lista Serbe, në balotazh do të fitojmë

October 14, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, ka thënë se në raundin e dytë do të jetë fitues përballë kandidatit të LDK-së, Xhafer Gashi.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka dalë fituese me votat e partive shqiptare, duke thënë se votat e Listës Serbe kanë shkuar të kandidati i LDK-së.

“Presim fitoren e padiskutueshme, sepse nëse i shkojmë votat e tanishme ne kemi një fitore karshi LDK-së me mbi 300 vota. LDK apo kryetari i Obiliqit ka marrë mbi 600 vota nga Lista Serbe. Keni parasysh, lista e kësaj partie është votuar me 1118 vota, ndërsa kandidati i Listës Serbe i ka vetëm 604 vota. Pra kjo shkarje e votave nga Lista Serbe është shkuar te kandidati i LDK-së, Xhafer Gashi, kurse ne jemi partia e parë me votat e shqiptarëve”, ka thënë Halil Thaçi në emisionin “InfoNata”.

Rezultatet preliminaret të KQZ-së e nxjerrin të parin Xhafer Gashin e LDK-së me 5,809 apo 46,47%, kurse Halil Thaçi i Vetëvendosjes ka 5,505 apo 44,04%.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

uefa e larteson kosoven 68ed8da3b72c9
Lajmi i mëparshëm

UEFA e lartëson Kosovën

mercedes benz paralajmeron nje grile edhe me te madhe me ndricim 68ed8e70b995d
Lajmi i radhës

Mercedes-Benz paralajmëron një grilë edhe më të madhe me ndriçim

Të fundit nga

ShkoLartë