thaci thote se do te fitoje ne raundin e dyte ne obiliq 68fabca21ad9d

Thaçi thotë se do të fitojë në raundin e dytë në Obiliq

October 24, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi ka thënë se ai do të jetë fitues në garën e raundit të dytë, ku do të përballet me Xhafer Gashin e LDK-së.

Thaçi pretendon se LDK ka pasur koalicion të fshehtë me Listën Serbe, dhe siç ka thënë se ai ka votat e shqiptare.

“Konsideroj se ne jemi fitues të votat e shqiptarëve atje. Lista Serbe siç po shihet ka pas një koalicion të fshehtë me LDK. Nëse i shkojmë votat e asamblesë, duket qartë se 600 votat e Listës Serbe nuk kanë shkuar për kandidatin e tyre dhe nuk kanë shkuar për LDK-në”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të ketë koalicion me ndonjë parti, ai ka thënë se koalicionin e ka me qytetarët.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, kandidati i LDK-së, Xhafer Gashi ka marrë 46.20%, apo 5,859 vota, kurse Halil Thaçi i LVV-së, 44.37%, 5,626 vota.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

taravari 100 here te mbahen zgjedhje ne gostivar 100 here fiton valbon limani 68fabad942b64
Lajmi i mëparshëm

Taravari: 100 herë të mbahen zgjedhje në Gostivar, 100 herë fiton Valbon Limani

studimi i fundit aplikacionet e inteligjences artificiale si chatgpt nuk jane te besueshme per informacion 68fabd6e6a0a0
Lajmi i radhës

Studimi i fundit: Aplikacionet e inteligjencës artificiale si ChatGPT nuk janë të besueshme për informacion

Të fundit nga

ShkoLartë