thaci takon strukturat e pdsh se ne zheline ne fokus organizimi dhe zhvillimet politike 694b09911cf2c

Thaçi takon strukturat e PDSH-së në Zhelinë, në fokus organizimi dhe zhvillimet politike

December 23, 2025
1 minut lexim

Zhelinë, 23 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Menduh Thaçi, ka zhvilluar një takim me strukturat e Degës së PDSH-së në Zhelinë informon Tetovasot. Në këtë takim u diskutuan çështjet e mëtutjeshme organizative të degës, forcimi i strukturave partiake në terren, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Thaçi theksoi rëndësinë e koordinimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të strukturave lokale për përballjen me sfidat politike dhe për realizimin e objektivave të partisë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Degës së Zhelinës paraqitën qëndrimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me situatën aktuale, duke shprehur gatishmërinë për intensifikimin e aktiviteteve partiake.

Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe në funksion të rritjes së bashkëpunimit brenda strukturave të PDSH-së.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi pret studentet e universitetit nene tereza kuvendi po shnderrohet ne hapesire dialogu me rinine intelektuale 694b0275829c3
Lajmi i mëparshëm

Gashi pret studentet e Universitetit “Nënë Tereza”: Kuvendi po shndërrohet në hapësirë dialogu me rininë intelektuale

rama nuk eshte me mazhoranca noka populli ka kuptuar qe ketu qeverisin kartelet 694b0b956fdce
Lajmi i radhës

“Rama nuk është më mazhoranca”/ Noka: Populli ka kuptuar që këtu qeverisin kartelet

Të fundit nga

ShkoLartë