thaci rruga e pdsh tani e tutje do te jete opozitare 691cacde5782c

Thaçi: Rruga e PDSH tani e tutje do të jetë opozitare

November 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 nëntor – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për “Lajm TV” ka mohuar se PDSH-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë, duke theksuar se rruga e kësaj partie tani e tutje do të jetë opozitare. Ai shtoi se partia e tij do t’i ruaj linjat e komunikim konstruktiv me Qeverinë, për ta mbështetur atë në momente të caktuara.

“Rruga e PDSH-së është rrugë opozitare, domethënë prej këtij momenti është rrugë opozitare, gjithmonë duke ruajtur linjën e komunikimit konstruktiv me Qeverinë. Kur kam folur atë ditë, nuk kam folur për kryeministrin, por edhe për VLEN-in. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë dhe, në momente të caktuara, ta mbështesim VLEN-in në kërkesat e tyre”, deklaroi Menduh Thaçi.

Kreu i PDSH-së tha se partia po merr rikuperimin e saj dhe nuk përjashton mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të konkurrojë me VLEN-in për mandatin e pjesëmarrjes në qeverisje.

“Rruga jonë opozitare e PDSH-së nënkupton rikuperimin e shpejtë të partisë sonë, e cila ka qenë për një kohë të gjatë e dëmtuar, dhe më pas, kur të jemi gati, do të konkurrojmë në zgjedhjet e ardhshme, mendoj unë me VLEN-in, për të parë se cili do të marrë mandatin për të qenë pjesë e qeverisjes”, shtoi zoti Thaçi.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

paga minimale durmishi maqedonia eshte para shqiperise bullgarise dhe serbise 691ca5bd64e8b
Lajmi i mëparshëm

Paga minimale, Durmishi: Maqedonia është para Shqipërisë, Bullgarisë dhe Serbisë

tirana mirepret lideret e ballkanit me 21 nentor rama do te prese komisioneren marta kos 691caed6f34e2
Lajmi i radhës

Tirana mirëpret liderët e Ballkanit më 21 nëntor, Rama do të presë Komisioneren Marta Kos

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë