thaci e ardhmja e kesaj qeverie do te jete e njejte me ate te vuciqit 6af86c6e52eeb

Thaçi: E ardhmja e kësaj qeverie do të jetë e njëjtë me atë të Vuçiqit

November 14, 2026
1 minut lexim
thac

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka paralajmëruar drejtuesit e VLEN-it se duhet të mendojnë për të ardhmen politike edhe pas largimit nga pushteti, duke i akuzuar për, siç u shpreh, amoralitet ekstrem politik.

Ai u bëri thirrje që të tërhiqen nga qeverisja, duke theksuar se nuk kanë mundësi të largohen jashtë vendit siç mund të bëjnë figura si Millan Radoiçiqi dhe Aleksandar Vuçiqi.

Thaçi vlerësoi se fati politik i qeverisë aktuale do të jetë i ngjashëm me atë të presidentit serb Vuçiq, i cili, sipas tij, pavarësisht fuqisë dhe kapaciteteve të mëdha politike, pësoi një humbje katastrofale.

„Duhet të mendoni se do të jetoni këtu edhe pasi të bini nga pushteti. E ardhmja e kësaj qeverie është njësoj si e Vuçiqit“, deklaroi lideri i PDSh-së Menduh Thaçi.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne greqi shembet ndertesa gjate shuarjes se zjarrit humbin jeten dy zjarrfikes plagoset nje tjeter 6af86c17bc3c0
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Greqi/ Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës, plagoset një tjetër

kylie jenner mahnit me paraqitjen provokuese ne bodysuit transparent 6af86c71c624f
Lajmi i radhës

Kylie Jenner mahnit me paraqitjen provokuese në bodysuit transparent

Të fundit nga

ShkoLartë