tha se nese do kete nje vote me pak do terhiqet arsim dalipi i bie pishman pse te terhiqem 68f90d35a6863

Tha se nëse do këtë një votë më pak do tërhiqet, Arsim Dalipi i bie pishman: Pse të tërhiqem?!

October 22, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetarit të Komunës së Strugës nga radhët e AKI-së, Arsim Dalipi sot deklaroi se do të vazhdojë të garojë edhe në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale.
Ai tha se në zgjedhjet lokale u dëshmua se AKI është forcë e parë politike në Komunën e Strugës.
“Rezultatet dëshmojnë qartë se AKI është forca e parë politike në Komunën e Strugës me 8 këshilltarë. Kjo fitore në këshillin komunal dhe përkrahjen për kandidaturën time, na obligon më shumë që të vazhdojmë përpara”, tha Dalipi.
Ai tha se kundër kandidati i tij nuk e pranoj sfidën për tërheqje e nëse humb zgjedhjet.
“Pasi kundër kandidati im pati frikën të pranojë sfidën për të cilën kishte afat ta pranoj deri në heshtjen zgjedhore dhe e theksoj se ajo ishte sfidë dhe jo premtim për t’u tërhequr nga gara. Por ai nuk e pranoj sfidën dhe tani përpiqet ta manipulojë masën. Sot ju them qartë se Arsim Dalipi nuk ka arsye për t’u tërhequr nga gara, përkundrazi kam çdo arsye për të vazhduar edhe më tej”, tha Dalipi.
Ai tha se do ta vazhdojë betejën për Komunën e Strugës.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje njeri i cliret eshte gjithmone vetvetja 68f903b192b5f
Lajmi i mëparshëm

Një njeri i çlirët është gjithmonë vetvetja

neser regjim i vecante trafiku ne qender te shkupit 68f91453ada0c
Lajmi i radhës

Nesër regjim i veçantë trafiku në qendër të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë