teuta selimi ndan momentet me te ndjeshme me fansat e saj 6919183a210cb

Teuta Selimi ndan momentet më të ndjeshme me fansat e saj

November 16, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur, Teuta Selimi, ka ndarë një mesazh të hapur dhe emocional për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar se mbështetja e publikut ka qenë thelbësore për të në momentet më sfiduese të jetës së saj personale.

Përmes një postimi në InstaStory, Teuta ka rrëfyer betejat e saj të brendshme, duke pranuar se ka kaluar një periudhë dyshimi dhe lodhjeje emocionale, ku besimi tek vetja ishte lëkundur.

Ajo ka falënderuar ndjekësit për dashurinë e tyre, duke theksuar se pikërisht ata e kanë ndihmuar të gjejë forcën për të vazhduar: “Më keni dhënë aq shumë dashuri e besim edhe në kohën kur as unë nuk kam besuar në veten time”.

“Jeta nganjëherë të dëshpëron aq shumë saqë gati humb arsyeja pse punon e mundohesh. Por ju ma kujtoni gjithmonë se kjo nuk është punë, por nder e shpërblim. Jeni shtylla ime”.

Ky postim pasqyron lidhjen e ngushtë që Teuta ka me audiencën e saj dhe rëndësinë që ka mbështetja e fansave në jetën e një artisti, sidomos gjatë momenteve të vështira emocionale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

amerika nuk eshte gati per nje presidente femer michelle obama mos me shikoni mua si kandidate 69191034b1f78
Lajmi i mëparshëm

“Amerika nuk është gati për një presidente femër”, Michelle Obama: Mos më shikoni mua si kandidate

danimarka prish cdo gje me duart e veta bosnja fiton me permbysje 69192b39750ec
Lajmi i radhës

Danimarka prish çdo gjë me duart e veta, Bosnja fiton me përmbysje

Të fundit nga

ShkoLartë