tetove tribune per parandalimin e bullizmit dhe delikuences tek femijet 68d42a53d2a35

Tetovë, tribunë për parandalimin e bullizmit dhe delikuencës tek fëmijët

September 24, 2025
min lexim

Tetovë, 24 shtator – Bullizmi dhe delikuenca tek fëmijët janë si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të rrjeteve sociale nga ana e fëmijëve. Kjo u tha në një tribunë të organizuar nga Komuna e Tetovës lidhur me parandalimin e delikuencës së fëmijëve. Në një panel me të rinj ku morën pjesë edhe arsimtarë, përfaqësues të qendrës për punë sociale dhe të SPB-së së Tetovës, Kryetarja e Këshillit Social, Halime Rustemi tha se prindërit duhet të kontrollojnë më tepër fëmijët, sidomos me kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale.

“Ditëve të sodit jemi dëshmitar të shfrytëzimit të rrjeteve sociale në mënyrë të pa kontrolluar dhe kjo shfaq probleme të shumta të natyrave të ndryshme, siç është bullizmi e tjera. Andaj gjithçka fillon nga edukimi nga familja, se kemi familje të ndryshme siç janë ata që fillojnë më kohë kontrollin se ku shkon fëmija me kënd shoqërohet, që të ketë nën kontroll se ku shkon pas shkollës ku harxhon kohën, por edhe institucionet duhen, andaj asgjë nuk është e mjaftueshme duhet shumë punë me fëmijët”, deklaroi Halime Rutemi, kryetare e këshillit social të komunës së Tetovës.

Kryetarja e Këshillit lokal parandalim të delikuencës së të rinjve, Blerta Ahmedi, tha se në nivel të shtetit, numri i delikuentëve të rinj nuk shënon rritje, ndërsa veprat më të shpeshta që përsëriten nga delikuentët e rinj, janë vjedhjet dhe përdorimi i dhunës.

“Veprat më të për4sëritura janë ata kundër pasurisë, vjedhjet, vjedhjet në xhepa shitore e tjera. Por kemi edhe vepra penale që paraqiten kundër sigurisë në trafik që janë numra të vegjël por që i kemi si numra, veprat kundër shëndetit, jetës dhe trupit dhe dhunës, fatkeqë2sisht këto janë evidente më shpesh. Të dhënat flasin për numër stabil të këtyre rasteve, edhe pse nuk është se kemi numër zero, por numrat nuk është se rriten. Nëse llogaritet në nivel shtetëror, numri është nga 250-300 fëmijë të dënuar në nivel të shtetit”, deklaroi Blerta Ahmedi, kryetare e Këshillit lokal për parandalim të delikuencës së të rinjve.

Sipas evidencave të Qendrës për Punë Sociale, në Tetovë, numri i fëmijëve delikunet, por edhe atyre që përdorin drogë, shkon në rreth 70 të atillë, pesë nga të cilët janë përdorues të rregullt të drogave. /Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

valon zeqiri driten e shpreses nuk mund ta ndezin bijte e atyre qe ua vrane endrrat rinise tetovare 68d423aee0474
Lajmi i mëparshëm

Valon Zeqiri: Dritën e shpresës nuk mund ta ndezin bijtë e atyre që ua vranë ëndrrat rinisë tetovare

kushtetuesja nuk fillon procedure per ceshtjen e numrit te keshilltareve ademi vendim skandaloz 68d42af4a8e96
Lajmi i radhës

Kushtetuesja nuk fillon procedurë për çështjen e numrit të këshilltarëve, Ademi: Vendim skandaloz!

Të fundit nga

ShkoLartë