tetove reshjet e shiut veshtiresojne levizjen 695fc158c8f11

Tetovë, reshjet e shiut vështirësojnë lëvizjen

January 8, 2026
1 minut lexim

Shkup, 8 janar – Reshjet e fundit të shiut kanë vështirësuar lëvizjen në disa rrugë në Komunën e Tetovës. Më problematike dhe e bllokuar vazhdon të jetë rruga e Banjës së Tetovës. Autoritetet komunale thonë se po punojnë për hapjen e rrugës. Zëdhënësi në Komunën e Tetovës, Albion Alili, tha se pikat më kritike, siç janë fshati Poroj, Reçicë e vogël e Shipkovicë, Xherm, Sellcë, gjendja e rrugëve janë vështirë të kalueshme, por jo të bllokuara.

“Në disa vende ka pasur rrëshqitje të dheut. Më problematike ka qenë dhe është rruga e Banjës, ku është e bllokuar rruga. Autoritetet janë në terren dhe jemi duke bërë gjithçka të mundur që kjo pjesë të lirohet. Në fshatin Poroj ka pasur rrugë që të shpie për në fshatin Xherm dhe në fshatin Sellcë, por të gjitha këto janë vështirë të kalueshme, por jo të bllokuara.”, – deklaroi zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Albion Alili. 

Ndërsa gjatë ditës së sotme, lumi Vardar ka dalë nga shtrati duke vërshuar disa oborre të shtëpive në Strimnicë të Komunës së Zhelinës. Komandanti i NJTKZ – Tetovë, Avni Ameti, tha se situata është nën kontroll dhe nuk rrezikohen pronat e qytetarëve.

“Momentalisht është qetë. Nuk kemi raportime për rrezikim të qytetarëve apo shtëpive të banimit. Dihet se shtrati i lumit Vardar, që është në atë pjesë të Komunës së Zhelinës, në këtë kohë dinë të vërshojë. Por, sa kemi informacion dhe kemi qenë në vendngjarje, nuk rrezikohen jeta apo prona e qytetarëve.”, – theksoi komandanti i NJTKZ-Tetovë, Avni Ameti. 

Edhe pse shumë herë janë paralajmëruar investime në ndërtimin e digave në disa shtretër të lumenjve, e përrojeve, deri më tani në Komunën e Tetovës nuk është investuar në këto pika, përjashtuar ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Shipkovicë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kristi molla e sherrit keijsi shperthen ndaj stelines 695fbc933b9cd
Lajmi i mëparshëm

Kristi “molla e sherrit”/ Keijsi shpërthen ndaj Stelinës

mickoski kemi shumice per ta shfuqizuar qeverine teknike 695fc1f7b275a
Lajmi i radhës

Mickoski: Kemi shumicë për ta shfuqizuar qeverinë teknike

Të fundit nga

ShkoLartë