tetovaret nuk kane me etje kasami jep lajmin e madh per lagjen 146 ne tetove 68bc53d2af8d8

Tetovarët nuk kanë më etje-Kasami jep lajmin e madh për lagjen 146 në Tetovë

September 6, 2025
1 minut lexim

Bilall Kasami ka dhënë sot lajmin e madh duke promovuar edhe një projekt të Komunës së Tetovës i cili është tepër jetik për banorët e lagjes 146, ose siç njihet ndryshe lagjja “Bregu i diellit”.

Ai tha se nga sot, ujë të pijshëm do të kenë mbi 3.000 familje ose 10.000 banorë të kësaj lagje, të cilët me dekada, siç tha ai, “kanë qenë të harruar nga pushtetet e kaluara”.

“Me projekt në vlerë prej rreth 700 mijë euro e gjithë lagjja 146 është kyçur me ujë të pijshëm nga burimet e Malit Sharr dhe prej këtij momenti, banorët e këtij vendbanimi tanimë do të jetojnë me dinjitet dhe të barabartë me gjithë qytetarët e tjerë”, ka thënë Kasami i cili nga banorët është mirëpritur me flija.

Ne nuk merremi me fjalë, ne punojmë! Për katër vite Tetovën e nxorëm nga etja dhe po e shndërrojmë në qytet evropian. Sepse, për Tetovën ja VLEN!, ka thënë mes tjerash kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami.

Messenger creation 9111FE1C 5542 443D A17D 8464EF920A3E

Messenger creation 277FF6A9 0FD9 4EE9 8107 20D0E0151E83

Messenger creation 5C0CBD7C BFD7 4D37 BDDD 790CD9E7D415

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi vlen hap shtabin zgjedhor ne prespe do te jemi gjithandej ku flitet shqip 68bc46bbbdfa3
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: VLEN hap shtabin zgjedhor në Prespë, do të jemi gjithandej ku flitet shqip

ambasada e shba njofton anulimin e koncertit te flagship ne durres 68bc55350285d
Lajmi i radhës

Ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit të “Flagship” në Durrës

Të fundit nga

ShkoLartë