tetova mirepret femijet e mergimtareve me nje udhetim neper historine e qytetit 6a5a3720ab62b

Tetova mirëpret fëmijët e mërgimtarëve me një udhëtim nëpër historinë e qytetit

July 17, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për organizimin e aktivitetit edukativ “Njih Tetovën”, në kuadër të manifestimit “Tetova n’festë”, ku fëmijët e mërgimtarëve, por edhe pjesëmarrës të tjerë, patën mundësinë të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit.

Kasami bëri të ditur se pjesëmarrësit, të shoqëruar nga dy profesorë, zhvilluan një shëtitje nëpër rrugët e Tetovës, gjatë së cilës u njohën me rëndësinë historike të monumenteve dhe objekteve kulturore, ndërsa njëkohësisht krijuan miqësi të reja dhe përjetuan një ditë aktive.

“Fëmijët e mërgimtarëve, por jo vetëm, sot patën mundësinë të zbulojnë Tetovën përmes një shëtitjeje edukative, duke njohur nga afër historinë, kulturën dhe trashëgiminë e pasur të qytetit tonë”, deklaroi Kasami.

Sipas tij, itinerari përfshiu vizita në disa prej pikave më të rëndësishme historike dhe kulturore të Tetovës, duke nisur nga Komuna e Tetovës, Shtëpia e Halim Pashë Derallës, Ura e Gurit dhe Galeria e Arteve (ish-Hamami), për të vazhduar te Xhamia e Larmë, Konaku i Palloshëve, Teqeja Arabati Baba dhe Muzeu i Mehmet Gegës dhe Rafi Halilit në Çarshinë e Epërme.

Në përmbyllje, Kasami theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për njohjen e identitetit të qytetit.

“Një ditë e mbushur me ecje, mësim, histori, kulturë dhe shoqëri, sepse mënyra më e mirë për ta njohur një qytet është ta përjetosh atë”, u shpreh ai.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasja qe tronditi moden boterore gianni versace mbetet ikone edhe pas gati tre dekadash 6a5a347bd7b4e
Lajmi i mëparshëm

Vrasja që tronditi modën botërore/ Gianni Versace mbetet ikonë edhe pas gati tre dekadash…

burgim te perjetshem per djalin qe vrau nenen e tij 6a5a38728787a
Lajmi i radhës

Burgim të përjetshëm për djalin që vr’au nënën e tij

Të fundit nga

ShkoLartë