tetori roze ne gostivar valbon limani premton 150 mamografi falas cdo vit per grate 68e7b933cbd3b

Tetori Rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë

October 9, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit – i njohur ndryshe si “Tetori Rozë” – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) organizoi sot një aktivitet sensibilizues në sheshin e qytetit të Gostivarit.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari aktual i Komunës dhe kandidati për një mandat të ri nga AKI, Valbon Limani, si dhe bartësi i listës për Këshillin Komunal, Valdet Xhaferi.

Duke folur për rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit, Limani u shpreh:

“Përmes informimit të drejtë dhe kontrolleve të rregullta, mund të shpëtojmë jetë. Prandaj ndërgjegjësimi është hapi i parë drejt parandalimit.”

Si pjesë e programit të tij shëndetësor, Limani premtoi *150 mamografi falas çdo vit për gratë e Gostivarit*, nëse fiton një mandat të ri. Ai shtoi gjithashtu se do të angazhohet që spitali i qytetit të pajiset me mamograf modern, për të garantuar qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në diagnostikim.

Gjatë aktivitetit, u shpërndanë edhe fletushka informuese me mesazhe ndërgjegjësuese, si pjesë e përpjekjes për të ndërtuar një komunitet më të shëndetshëm dhe më të informuar.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

IMG 0893
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: 3000 denarë për çdo fëmijë të porsalindur në komunën e Butelit!

260 gjyqtare te shqiperise kerkojne shpalljen deshmor i atdheut te gjykatesit astrit kalaja 68e7ba9ed633c
Lajmi i radhës

260 gjyqtarë të Shqipërisë kërkojnë shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjykatësit Astrit Kalaja

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë