tete vjet nga vdekja e veprimtarit jonuz musliu 696c8f29017f1

​Tetë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

January 18, 2026
1 minut lexim

Sot mbushen tetë vjet qysh kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Jonuz Musliu.

Ai ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në Luginë.

Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

Kontributi i Musliut në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.

Ai ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama publikon ftesen e trumpit per tiu bashkuar bordit te paqes 696c8db763029
Lajmi i mëparshëm

Rama publikon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqës

tragjedi ne alpet austriake orteku ua merr jeten pese skiatoreve jashte pistes 696c8f3453ed0
Lajmi i radhës

Tragjedi në Alpet austriake: Orteku ua merr jetën pesë skiatorëve jashtë pistës

Të fundit nga

ShkoLartë