tete vjedhje per buken e gojes mbi 11 vjet burgim rrefim i cuditshem i 42 vjecarit nga burgu i dubraves 688a9125a09c6

Tetë vjedhje për bukën e gojës, mbi 11 vjet burgim – rrëfim i çuditshëm i 42-vjeçarit nga burgu i Dubravës

July 30, 2025
1 minut lexim

Burim Kastrati, 42-vjeçar nga Gjilani, i dënuar me 11 vjet e 1 muaj burg për tetë raste vjedhjeje, thotë se i hyri rrugës së krimit për të siguruar bukën e gojës.

Në një rrëfim për emisionin “Prapa Grilave” në TV Dukagjini, ai tregon se skamja dhe mungesa e përkrahjes familjare e shtynë drejt vjedhjeve, kryesisht të kabllove dhe hekurave nga objekte të braktisura.

“Krejt për hekura e kablla jam në burg, as 1 mijë euro vlerë s’kanë pasë. Po e mbaj këtë dënim që 9 vjet. Skamja më ka shty, kam pasë vetëm një social prej 60 eurove, e gruan të sëmurë me diabet”, thotë Kastrati.

Ai rrëfen se ka hyrë në vjedhje pa maskë, pa armë, e gjithmonë i vetëm, ndërsa mohon të ketë rrezikuar ndonjë familje.

Edhe pse është arrestuar disa herë, thotë se nuk i ka mjaftuar pendesa pa hyrë në burg.

“Më ka përmirësu burgu. Tash jam më i pjekur, e kam kuptu që nuk ia vlenë me hy në atë rrugë. Puna qoftë dhe për 200 euro është më mirë se me kalbë në burg”.

Ai kritikon Policinë e Gjilanit për raportet që, sipas tij, ia kanë vështirësuar të drejtën për fundjavë jashtë burgut.

“Raportin për vikend e jep Dubrava, jo Policia e Gjilanit. S’kanë pse më nxijnë me të kaluarën time”.

Kastrati, tash gjysh, falënderon bashkëshorten për durimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u bën thirrje të rinjve të largohen nga rruga e vjedhjes:

“Mos hyni në krim për asnjë çmim. Punoni, ecni përpara, se jeta në burg është e rëndë. Unë humba 11 vjet – nuk ia vlenë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk e duron humbjen nga shqiptaret lojtari rumun shkakton skandal 688a9122668e7
Lajmi i mëparshëm

Nuk e duron humbjen nga shqiptarët, lojtari rumun shkakton skandal!

djaloshi palestinez eci 12 km per te marre ndihma puthi doren e amerikanit ne shenje falenderimi por me pas e vrane forcat izraelite 688a924d232ee
Lajmi i radhës

Djaloshi palestinez eci 12 km për të marrë ndihma – puthi dorën e amerikanit në shenjë falënderimi, por më pas e vranë forcat izraelite

Të fundit nga

ShkoLartë