testohet droni skifteri k1 aliu goditja nga ajri deri 1000 kilometra 696d1bbfde5b5

​Testohet droni Skifteri K1, Aliu: Goditja nga ajri deri 1000 kilometra

January 18, 2026
1 minut lexim

Një dron i quajtur “Skifteri K1”, me rreze veprimi deri në një mijë kilometra, ka përfunduar me sukses fazën e testimit dhe tashmë është gati për përdorim.

Kështu bëri të ditur Ridvan Aliu, i njohur si prodhues i dronëve nga Kosova.

Ai ka publikuar në Facebook një video dhe disa foto të demonstrimit dhe po pretendon se ka goditur pikën e synuar gjatë testimit.

Aliu ka prezantuar njëkohësisht edhe disa nga specifikat teknike të këtij droni.

Aliu ka dhënë disa sqarime se, sipas të dhënave të publikuara, “Skifteri K1” ka kohë fluturimi prej 7 orë e 12 minutash, rreze veprimi mbi 1 mijë kilometra dhe kapacitet bartës deri në 42 kilogramë.

“Kosova gati të godas nga ajri 1000+ km larg. Testohet SKIFTERI K1 nga njeri prej klientve tane me saktësi maksimale: Futurim: 7h 12 mins, Distancë: 1124 km dhe Payload: 42 kg (armed)”, ka shkruar Aliu.

Aliu pretendon po ashtu se testimi është zhvilluar me sukses, pa dhënë më shumë detaje. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident ne milot perplasen dy automjete mbeten te plagosur kater persona 696d1b668027a
Lajmi i mëparshëm

Aksident në Milot, përplasen dy automjete, mbeten të plagosur katër persona

qeveria siriane dhe forcat kurde bien dakord per nje armepushim te menjehershem 696d1bd2f401b
Lajmi i radhës

Qeveria siriane dhe forcat kurde bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm

Të fundit nga

Një valë e ftohtë po përfshin vendin

1 Shkup, 18 janar – Një valë e re moti të ftohtë dhe reshjesh bore pritet drejt mesit të javës së ardhshme. Qendra Kombëtare Meteorologjike (QMK) thotë se nesër do të kemi
ShkoLartë