testi qe zbulon 50 tumore galleri po zhvillohet ne shba rezultate te jashtezakonshme tek 25 mije persona 68f37d78d9787

Testi që zbulon 50 tumore/ “Galleri” po zhvillohet në SHBA, rezultate të jashtëzakonshme tek 25 mijë persona

October 18, 2025
min lexim

Një test i ri gjaku, që mund të zbulojë më shumë se 50 lloje kanceri, po shihet si një hap i madh drejt diagnostikimit më të hershëm të sëmundjes, sipas një studimi të zhvilluar në Amerikën e Veriut.

Rezultatet e provës klinike tregojnë se testi ishte në gjendje të identifikonte një gamë të gjerë kanceresh – rreth 75% prej të cilave nuk kanë asnjë program ekzistues kontrolli apo depistimi.

Mbi gjysmën e rasteve të zbuluara ishin në fazë të hershme, kur trajtimi është më i lehtë dhe mundësitë për shërim janë shumë më të mëdha. Testi, i quajtur Galleri, është zhvilluar nga kompania amerikane Grail dhe zbulon fragmente të ADN-së kancerogjene që shkëputen nga tumoret dhe qarkullojnë në gjak. Aktualisht ai po testohet edhe nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë.

Në provën e zhvilluar me 25 mijë të rritur në SHBA dhe Kanada për një periudhë njëvjeçare, gati 1 në 100 persona mori rezultat pozitiv. Në 62% të rasteve këto u konfirmuan më vonë si kancer. Sipas drejtuesit të studimit, të dhënat tregojnë se testi mund të “ndryshojë rrënjësisht mënyrën si bëjmë kontrollin për kancerin”.

Ai shtoi se testi mund të ndihmojë në zbulimin e shumë llojeve të kancerit “në fazat kur trajtimi ose edhe shërimi janë më të mundshëm.”

Testi rezultoi gjithashtu shumë i saktë në përjashtimin e rasteve pa kancer, duke dhënë rezultate të sakta negative në mbi 99% të pjesëmarrësve. Kur u kombinua me kontrollet ekzistuese për gjirin, zorrën e trashë dhe qafën e mitrës, numri i përgjithshëm i kancereve të zbuluara u shtatëfishua.

Veçanërisht, tre të katërtat e rasteve të zbuluara ishin të kancereve që nuk kanë programe depistimi, si ato të vezoreve, mëlçisë, stomakut, fshikëzës dhe pankreasit. Testi gjithashtu identifikoi me saktësi origjinën e kancerit në 9 nga 10 raste.

Shkencëtarët e përfshirë në studim besojnë se këto rezultate janë shumë premtuese dhe se testi mund të luajë një rol të madh në diagnostikimin e hershëm të kancerit.

Megjithatë, ekspertët që nuk kanë marrë pjesë në studim paralajmërojnë se nevojiten më shumë prova për të treguar nëse testi ul realisht vdekshmërinë nga kanceri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samsung mund te shtyje lansimin e galaxy s26 68f37d3004d2b
Lajmi i mëparshëm

Samsung mund të shtyjë lansimin e Galaxy S26

nese komplimentet te vene ne siklet me siguri ke ca nga keto defekte 68f3857aa6595
Lajmi i radhës

Nëse komplimentet të vënë në siklet, me siguri ke ca nga këto defekte

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë