termokos me testime te fundit gati per ngrohje urgjente 68dfa1b10dfe2

Termokos me testime të fundit, gati për ngrohje urgjente

October 3, 2025
1 minut lexim

Kompania “Termokos” do të fillojë sezonin e ngrohjes për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shumë shpejt, ndërsa varësisht nga temperaturat ditëve në vazhdim, do të fillojë edhe sezonin e ngrohjes për të gjithë konsumatorët. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën zëdhënësja e kompanisë “Termokos”, Aferdita Uka. Tutje, ajo tha se janë duke u bërë përgatitjet e fundit për fillimin e sezonit të ngrohjes.

Kompania “Termokos”, sezonin e ngrohjes do ta fillojë varësisht nga temperaturat që pritet të mbajnë ditëve në vazhdim. Zëdhënësja e kompanisë “Termokos”, Aferdita Uka, i tha Radio Kosovës së janë dukë u bërë përgatitjet e fundit  për fillimin e sezonit të ngrohjes për të gjithë konsumatorët. Ajo bëri të ditur se për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës furnizimi më ngrohje do të fillojë shumë shpejt.

“Ne do të jemi të gatshëm për furnizim me ngrohje për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku janë duke u realizuar përgatitjet e fundit në ngrohtoren e spitalit për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore. Ndërkohë, janë duke u bërë testimet e fundit të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes për të filluar me furnizim me ngrohje për të gjithë konsumatorët nëse gjatë ditëve në vijim do të ketë temperatura të ulëta”, tha ajo.

Tutje, Uka foli edhe për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit. Ajo përmendi lagjet të cilat këtë vit për herë të parë janë pjesë e rrjetit të ngrohjes.

“Kas pasur mijëra konsumatorë të rinj që janë kyçur në rrjetin e ngrohjes në kuadër të zgjerimit dhe rehabilitimit të rrjetit. Konsumatorët që janë kyçur janë të lagjes ‘Arbëria’,  të lagjes ‘Qendër’ dhe afër Parkut të Qytetit dhe faza e parë e këtij projekti ka qenë kyçja e 120 ndërtesave të lagjes ‘Mati 1’”, shtoi ajo.

Zëdhënësja e Termokosit tha se kanë kërkesa të shumta nga qytetarët e Komunës se Prishtinës për kyçje në rrjetin e ngrohjes. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dronet misterioze shfaqen mbi aeroportin e mynihut anulohen dhjetera fluturime 68dfa0c57501c
Lajmi i mëparshëm

Dronët misteriozë shfaqen mbi aeroportin e Mynihut, anulohen dhjetëra fluturime

cifti i njohur i aktoreve i jep fund marteses pas gati 28 vitesh martese 68dfa2dec91b8
Lajmi i radhës

Çifti i njohur i aktorëve i jep fund martesës pas gati 28 vitesh martesë

Të fundit nga

ShkoLartë