termeti ne greqi dridhen kamerat ne studio kalon ne shok trajneri i futbollit 68c0a14538d30

Tërmeti në Greqi, dridhen kamerat në studio, kalon në “shok” trajneri i futbollit

September 9, 2025
1 minut lexim

Kamerat e televizionit shtetëror fillojnë të dridhen gjatë transmetimit direkt të një emisioni informativ pikërisht 27 minuta pas mesnate kur një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka tronditur mbrëmjen e kaluar zonën e Nea Stira në Evia, duke u ndjerë fuqishëm edhe në Athinë.

Duke ruajtur gjakftohtësinë gazetarët dhe të ftuarit kanë vazhduar bisedën pa fshehur tronditjen.I shokuar nga humbja e ekipit të kombëtares greke të futbollit edhe trajneri Ivan Jovanovic ka mbetur pa fjalë gjatë konferencës për shtyp pikërisht në çastin e tërmetit.Epiqendra e tij ishte në det, vetëm 5 kilometra larg bregut, në një thellësi prej rreth 14 kilometrash.

Disa pamje të kamerave të sigurisë tregojnë momentin e fortë të dridhjes, ndërsa në hotele dhe banesa njerëzit dolën menjëherë në ballkone dhe rrugë.Banorët e Athinës dhe zonave përreth epiqendrës u alarmuan dhe kaluan orë të tëra jashtë shtëpive të tyre.Shumë prej tyre tregojnë se i zuri gjumi dhe u zgjuan të tmerruar nga lëkundja e fortë, e shoqëruar me një zhurmë të çuditshme.

Nga raportimet e para nuk ka dëme serioze, veçse u raportuan dëmtime të vogla në një supermarket dhe thyerje xhamash në disa dyqane.Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, deri tani janë regjistruar 27 pasgoditje, më e forta prej 2.7 Rihter.

Specialistët theksojnë se bëhet fjalë për një zonë me histori të ulët sizmiciteti, larg çarjeve të mëdha aktive, ndaj deri tani të dhënat janë qetësuese.Edhe pse nuk ka arsye për panik, autoritetet mbeten në gatishmëri me forcat e ndërhyrjes në rastet e emergjencave civile në terren. Mesazhi i përbashkët i ekspertëve është =të ruhet qetësia dhe të ndiqen me kujdes udhëzimet zyrtare.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video dominim total por vetem nje gol shqiperia ngjitet e dyta pas fitores me letonine 68c0a04f94a62
Lajmi i mëparshëm

Video/ Dominim total, por vetëm një gol. Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

trump denon sulmin izraelit ne katar u njoftova nga ushtria e shba jo nga izraeli 68c0a583cd7e7
Lajmi i radhës

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Të fundit nga

ShkoLartë