Pas 36 vitesh përkatësi në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), anëtari themelues Qazim Bajgoraliu ka bërë të ditur se nuk do t’i japë më votën kësaj partie.
Në një reagim të gjatë publik në Facebook, Bajgoraliu përmend një sërë arsyesh që e kanë çuar në këtë vendim të rëndë personal, duke kritikuar ashpër lidershipin aktual të LDK-së për sjellje të pa përgjegjshme në drejtim të institucioneve, veprime që sipas tij kanë kontribuar në dobësimin e shtetit dhe mosrespektimin e vlerave kushtetuese, përcjell “Bota sot”.
Ai gjithashtu përmend përplasje dhe deklarata të lidershipit të LDK-së, që sipas tij kanë minuar unitetin dhe traditën e partisë.
Shkrimi i plotë
Vota ime 28.12.2025
Pas 36 viteve do të qes votë jo për LDK.
Vendim jo i lehtë për mua personalisht, por për LDK-në qonë peshë vetëm një votë „një pikë ujë në deti“, e, arësyet jan të shumta dhe po ceku disa:
– Sjellja e pa përgjegjëshme e lidershipit të LDK-së në raport me ndërtimin e institucioneve;
– Kontrobuti i pa përgjegjëshëm i LDK-së për krijimin e kollapsit të funksionimit të shtetit.
– Deklarimi i kryetarit L. Abdixhiku, se „…, mund të dalë një politikan i fuqishëm botëror dhe thotë: mjaftë është mjaftë, veriu s‘është Kosovë.“ Kjo çasje është antikushtetuese dhe me ligj duhet të jet e ndaluar kandidimi i këtyre liderëve dhe edhe i partive. Ky, i paraprinë, parandjellë, parapërgaditë këta të „fuqishmit“ me e sakatosë, me gjymëtue edhe më shumë Kosovën. Qeni i keq ta bjenë ujkun në vathë (torishtë)!
– Nënkryetari i LDK-së, G. Muhaxheri, veprimet e kryeministrit Albin Kurti, i baraspeshonë me veprimet e kryekriminelit të ballkanit Milosheviq, i cili vrau, plagosi e dëboi qindra mijëra njerzë. Kryeministri Kurti, asnjë veprim nuk e ka bërë anti-kushtetues e anti njerëzorë.
– Nënkryetari Lutfi Haziri, veprimet e kryeminstrit Kurti i krahason me veprimet e Rankoviqit, i cili për aksionin mbledhjes së armëve në Kosovë, maltretoi e mbyti mijëra shqiptarë me dru e në dimrat e ftoftë me këmbë në lumenjë të ngrirë. Albin Kurti, asnjë ndërmarrje që shkelë ligjin dhe të drejtat e njeriut. Edhe ky, si L. Abdixhiku, bie ndesh me kushtetutën duke mos konsideruar „disa fshatra“ të veriut se nuk jan pjesë e Kosovës dhe është ndër të parët që i fryu ndarjes së Kosovës.
– Hykmeti Bajrami, e cila nuk paska problem me listën Serbe, por luftën e paska me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, në vend që të përkrahet e ndihmohet në të gjitha veprimet kushtetuese e ligjore.
– „Akademiku“ Kujtim Shala, e shanë me nënë në parlament kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin. LDK e vërtetë nuk kishte traditë rrugaqërinë dhe kjo tani po kultivohet.
– LDK ra në nivel të ulët e banal, duke dal me deklaratë dhe në pjesën më të madhe të strukturave të LDK-së, u solidarizuan me veprimin qyqarë të deputetit që ofendoi e sulmoi për një fjalë rasti që lëshoi kalimthi një burrë i cili ishte vetëm me gra e fëmijë të vegjël.
– LDK, u jep hapsirë dhe mundësi atyre që kaluan në parti të tjera, që e dëmtuan LDK-në dhe edhe ia patën qitë faqen e zezë LDK-së e krejt Kosovës, i njohur tanimë si kuvendi i karrikave, që ia patën ndjekë e rrehë anëtarë të kryesisë së Ibrahim Rugovës, kurse menjanojnë e përjashtojnë shtyllat që ndër vite mbajtën peshën kryesore të angazhimit e organizimit kombëtar e politik të LDK-së.
– LDK, solidarizohet me „çlimtarët“ e kundër familjeve të të vrarëve politik, duke qenë pjesë e marsheve për të penguar drejtësinë.
– …
Qazim (Beqiri) Bajgoraliu
Anëtar i LDK-së që nga themelimi 1989 –
Ndër themeluesit e parë të degës së parë LDK në Kosovë, Vushtrri 1990;
Kryetar nëndege i bashkësisë së fshatrave Smrekonicë 1990-1992;
Kryetar aktivi Bonn – Gjermani 1994-1998;
Kryetar nëndege NRË – Gjermani 1998-2011;
Anëtarë i kryesisë së LDK- dega Gjermani 1996-2015;
Kryetar i LDK-së në Gjermani 2010-2015;
Delegat i kuvendit të LDK-së 2006-2015
Anëtar i këshillit të përgjithëshëm të LDK-së 2010-2015
Burimi: botasot.info


